Shkollat nga Korça, “Raqi Qirinxhi” dhe “Themistokli Gërmenji” në bashkëpunim me shkollën e mesme të bashkuar “Trajan Gjorgjiefski dhe Mitre Kolefski”, Pustec ornanizuan një aktivitet në shtëpin muze “Sterjo Spasse” në Glloboçeni të frymëzuar nga motivet e krijimtarisë së hershme të shkrimtarit me origjinë maqedonase Sterjo Spasse.
Nxënësit e këtyre shkollave sollën rrugëtimin e Sterjo Spasses në pasigurinë e pyetjeve ekzistenciale të romanit “Pse?”.
Ideja, realizimi: Mësuesit e shkollave “Raqi Qirinxhi” (Rezar Naco, Gerti Dallto) dhe “Themistokli Gërmenji” (Eneida Brati), në bashkëpunim me shkollën e mesme të bashkuar “Trajan Gjorgjiefski dhe Mitre Kolefski”, Pustec.
Aktrojnë, prezantojnë, luajnë: Nxënësit e shkollave “Raqi Qirinxhi”, “Th. Gërmenji”, “T. Gjorgjofski e M. Kolefski” Prezantuese: Idina Kordha, Petranka Ago Rrëfimtare: Sadaela Kreka, Anja Leska Spasse / Zaver: Yllka Venxha, Ergis Dervishi, Jorgo Çaushi, Gledis Tasellari Aktore: Kejsi Tare Zërat: Dijonis Proj, Rajna Pronjari, Kledia Seran, Seni Cene Vdekja: Teodor Mosko Kori: Kejsi Zeke, Kamila Busho, Edjola Armata, Elira Stavre, Elia Torra, Dea Cenolli, Enduina Shkëmbi, Alesia Dimo Aktruan fëmijët: Angell (Sterjo), Maria (Nikolina), Kristi, Nikolla, Jovan, Rosana, Dhimitri, Gjorgji, Petar, Mario Kamera: Anesti Plasari, Aleks Lime, Evison Nako Teknika: Ilina Pashko Makijazhi: Rosela Kreka.
Ky aktivitet u mbështet nga kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Ana Verushi dhe Bashkia Pustec.
Sterjo Spasse lindi në fshatin Glloboçeni më 14 gusht 1914 dhe vdiq më 13 shtator 1989 në Tiranë. Sterjo Spasse jetoi si maqedonas, me vepra të thurura në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Sterjo Spase është një nga përfaqësuesit më domethënës në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Njëkohësisht, Sterjo Spasse është një nga shkrimtarët më të suksesshëm në Shqipëri me origjinë maqedonase.
Në vitin 1935 botoi në Korçë romanin e parë “Nga jeta në jetë – pse”. Në romanin e quajtur thjesht “Pse?”, një kryevepër e veprës së tij, ai përshkruan historinë e një intelektuali të ri, i cili u kthye në fshatin e tij të lindjes pas përfundimit të shkollimit dhe përplasjes me tradicionalen, e cila e çon në vetëvrasje.
©Makedonium