Spasovski në Ambasadën maqedonase në Tiranë u takua me përfaqësuesit të maqedonasve në Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, shfrytëzoi qëndrimin e tij të punës në Tiranë, ku mori pjesë në dy seancat plenare të planifikuara për ditën e parë kushtuar sferës së Punëve të Brendshme të Forumit Ministror vjetor BE-Ballkani Perëndimor dhe në ambientet e Ambasadës maqedonase, zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Idetë e tyre dhe mendimet për sfidat me të cilat ata përballen në Shqipëri i prezantuan përfaqësues nga shoqatat maqedonase “Sonce”, “Ilinden”, “Mir”, maqedonas që jetojnë në zonat kufitare, Gollobordo, Elbasan dhe Prespë, si dhe kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.

Komuniteti maqedonas në Gollobordë shprehu interesim për të gjetur një mënyrë për të zgjatur orarin e pikës kufitare Xhepisht-Trebisht, e cila është e natyrës lokale dhe nuk punon gjatë gjithë kohës, gjë që do të përmirësonte shumë kushtet e jetesës së popullatës lokale, duke shprehur mirënjohjen për problemin tashmë të zgjidhur me energjinë elektrike në të njëjtën pikë kufitare.

Ministri Spasovski njoftoi se seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë, e cila do të mbahet në mes të këtij muaji në Shkup, paraqet një mundësi për të inicuar zgjidhje për sfidat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, si dhe shpjegoi përfitimet që Ballkani i Hapur do të sigurojë me zbatimin e mëtejshëm të aktiviteteve të planifikuara.

©Makedonium