Delegacion i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë realizoi takime pune me Kryeministrin, Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë.
Temat e diskutimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, integrimi evropian dhe thellimi i bashkëpunimit të ndërsjelltë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Në takimet u konstatua se Shqiptarët në Maqedoni dhe Maqedonasit në Shqipëri janë urë lidhëse mes dy vendeve.
Në delegacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ishte edhe Vasil Sterjovski, kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian.
©Makedonium