Më dhemb shpirti se nuk di të shkruaj dhe të lexoj në gjuhen time

Zona e Gollobordës në Shqipëri, administrativisht është e ndarë në tre komuna, Trebisht, Steblev dhe Ostren, duke perfshirë 20 fshatra të banuara me Maqedonas.

Këtu Maqedonasit nuk janë njohur zyrtarsiht nga shteti shqiptar dhe nuk kanë të drejt të mësojnë gjuhën maqedonase në shkollë, edhe pse e flasin.

Më poshtë përcjellim plotësisht një letër nga banor i f.Trebisht të Gollobordës, botuar në gazetën “Shekulli”:


“Ne shqiptarët vazhdojmë të bëjmë luftë per një pseudoidentitet, duke kërkuar t’u fshijmë pluhurin lavdive të shkuara. Identiteti nuk është statik, por dinamik. Une kam lindur dhe jam rritur në Trebisht, jam me nënshtetësi dhe nacionalitet shqiptar, por kjo nuk mund të mohojë faktin që në bankat e shkollës, ku mësuesit ishin të detyruar të na flisnin shqip, ne nxënësit, edhe per t’i kërkuar një laps shoqes, flisnim në gjuhën tonë “po nashe”.

Prandaj duhet t’i japin fund njëherë e mire hipokrizisë. Nuk po flas per cenimin e integritetit territorial shqiptar, as për pretendime të statutit të minoritetit. Ajo për të cilën më dhemb me të vërtetë shpirti, është fakti që gjuhën time nuk di ta shkruaj dhe nuk arrij ta lexoj. Në Itali ka krahina me statut të veçantë, ku banorët janë me nacionalitet dhe nënshtetësi italiane, po në shkollë, përvec italishtes mësojnë edhe gjuhën e tyre (trentino alto adi-ge, gjermanisht dhe italisht). Edhe Golloborda duhet të jetë e tillë, pasi ka një thesar gjuhësor dhe “etnografìk per të konservuar dhe vlerësuar (vallet, këngët e dasmave, veshjet).

Dhe ky thesar është në “gjuhën tonë”, “po nashe” jo në shqip”. (Makedonium)

Letër e nënshkruar: Elena, Trebisht