Sterjovski për MCN: Mazhoranca dhe opozita janë kundër krijimit të Bashkive Gorë dhe Gollobordë

Kryetari i partisë, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian (AMIE), Vasil Sterjovski, në një intervistë për televizionin MCN, tha se mazhoranca dhe opozita në Shqipëri janë kundër krijimit të Bashkive Gorë dhe Gollobordë me popullsi maqedonase, përcjell gazeta Makedonium.

Më poshtë përcjellim të plotë intervistën e kryetarit të partisë, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian (AMIE), Vasil Sterjovski për televizionin MCN:

PAKICA MAQEDONASE KËRKON 2 BASHKI TË REJA/ STERJOVSKI: NUK KA VULLNET POLITIK MES PALËVE PËR TERRITORIALEN

Pakica maqedonase duket se ka mbetur me po të njejtat pakënaqësi me reformën administrativo-territoriale. Ish deputeti, kryetari i partisë maqedonase në Shqipëri, Vasil Sterjovski thotë për MCN se reforma e 2014 nuk përmbushi detyrimet ndaj kësaj pakice.

– Nga ana e përfshirjes nuk kemi asnjë këshilltar si në zonën e Gorës si në zonën e Gollobërdës në këshillat përkatëse të këtyre bashkive. Numurohen në gishta të punësuarit në këto Bashki nga zonat e Gorës dhe të Gollobërdës dhe ne shpresonim që me këtë reformë territoriale ato gabime që u bënë në 2014 do të korigjoheshin dhe do zbatoheshin Konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të minoriteteve.

Me shpresën se problematika e tyre do të merte zgjidhje me hartën e re territoriale ku kërkohet që përveç Bashkisë së Pustecit dhe krijimit edhe të bashkive minoritare maqedonase në zonën e Gorës në Qarkun e Kukës dhe në zonën e Gollobordës në Qarkun e Dibrës, Sterjovski thotë se nuk ka vullnet politik mes palëve për ta ndërmarë këtë. PS është tërhequr duke e quajtur reformën e mëparshme efektive e ndërkohë edhe në draft-propozimin e PD-së nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre.

– Dhamë mendimet tona si komunitet u pritëm shumë mirë. Nuk kishte asnjë kundërshtim nga ana e asnjë deputet si nga mazhoranca si nga opozita në atë Komision dhe mendonim se më në fund do të ketë një vullnet politik, se në fund të fundit me krijimin e këtyre dy bashkive thjesht qytetarët atje do të kishin një shërbim më të afërt dhe më të mirë por edhe do të respektoheshin edhe të drejtat e minoritetit maqedonas atje sepse me ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare shumë të drejta e minoriteteve janë të lidhura me numrin që zënë me përqindjen që zenë në një bashki. Ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare për fat të keq implementohet vetën në Bashkinë Pustec në zonën e Prespës.

Sterjovski thekson se ka dhënë mendimet në Komisionin e ngritur duke bërë prezente edhe mos respektimin sipas tij të të drejtave të pakicave kombëtare.

– Ne si vënd i kemi hapur edhe negociatat për antarësimin në BE dhe antarësimi në BE kërkon që të përbushen kriteret për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe për fat të keq duket që nuk ka një vullnet politik nga gjithë forcat politike që të respektohen të drejtat e minoriteteve.

https://www.facebook.com/watch/?v=623511179288758

©Makedonium