Ministrја e Kulturës të Republikës së Maqedonisë, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Аmbasadori maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski, Dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Shën. Kliment Ohridski” nga Bitola, Prof. Dr. Dobri Petrovski dhe kryetari i Këshillit të Gjuhës Maqedonase, Prof. Ljudmil Spasov, realizuam një vizitë pune në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë me Rektorin Prof. Dr. Dhimitër Bello dhe me Dekanen e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Prof. as. Dr. Jonela Spaho.
Në këto takime u finalizuan përgatitjet për përfshirjen e gjuhës maqedonase në programin arsimor në kuadër të Universitetit “Fan S”. Noli” si dhe u shkëmbyen ide për programe dhe projekte të përbashkëta midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe Universitetin “Shën. Kliment Ohridski” nga Bitola dhe universitete të tjera nga Maqedonia.
Në takim si përfaqësues i komunitetit maqedonas në Shqipëri morri pjesë edhe kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski.
©Makedonium