Qindra banorë, të dy komunave të thella të rrethit të Kukësit, prej dy javësh kanë mbetur të izoluar pasi rruga nacionale Kukës-Shishtavec është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve nga skarpatat anësore të rrugës.
Banorët e komunave Shishtavec e Topojan, të gjëndur në këtë situatë e cila nuk mundëson komunikimin me qytetin e për të cilën deri tani askush nuk ka ndërhyrë, kanë gjetur një mënyrë krejt të rrezikshme për të marrë furnizimet me ushqime apo medikamente. Përmes një tuneli, banorët detyrohen që të hyjnë e dalin brënda tij,nëse duan që të shkojnë në qytete e të kthehen për në fshat.
Ata thonë se ky tunel, është i gjatë rreth 200 metër dhe shkalla e rrezikshmërisë gjatë kalimit në të është shumë e lartë. Në këtë tunel hyjnë e dalin burrat, gratë, të moshuarit e fëmijët e këtyre dy komunave. Sipas tyre, ky kanal është e vetmja mundësi e komunikimit me qytetin.Ata shtojnë se kanë njotuar të gjitha institucionet por prej më shumë se dy javësh nuk është mundësuar hapja e rrugës.
Rruga Kukës-Shishtavec është mëse 30 kilometër e gjatë dhe përshkohet nga një numër i madh kthesash dhe maleve,pasi pozita gjeografike nëpër të cilën kalon,është shumë e thyer. Rrëshqitjet e dherave dhe gurëve,që bien nga skarpatat anësore si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe shkrirjes së dëborës, janë një fenomen i zakonshëm. (Makedonium)
prenesete ja taa poraka na gradonacalnikot,a jas utre ke se srede so avtobusi od ohrid za kratovo.