Vasil Sterjovski nga Aleanca maqedonase për integrim europian, në një intervistë për TV A1 Raport thotë se nuk na duhen deklerata për shtete të medha, por bashkëjetes dhe respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe se komuniteti maqedonas në Shqipëri është loajal ndaj shtetit dhe për këtë kërkon distancimin е politikanëve nga thirjet nacionalsite.
“Në shekullin e 21 nuk na duhen thirje nacionaliste. Të gjithë shtetet ballkanike aspirojnë të antarsohen në Bashkimin Europian, disa shtete janë pjesë të BE-se, nuk na duhen këto thirjet nacionaliste për Shqipërinë e Madhe, Maqedoninë e Madhe ose Greqinë e Madhe. Neve na duhet të bashkëjetojmë sic kemi bashkëjetuar, të respektohen të drejtat e minoriteteve, shteti shqiptar duhet ti respektoj të drejtat e minoriteteve, nuk vjen frika nga njohja e minoriteteve. Ne këtë 100 vjet shtet shqiptar e kemi respektuar këtë shtet, nuk kemi marrë aksione kundër këtij shteti. Gjithmon kemi respektura ligjet e këtij shteti, kemi qënë qytetar loajal, kemi paguar taksat dhe ne të gjithë së bashku në BE do të shkojmë si Shqiptar, si Maqedonas, si minoritetet e tjera. Thirja ime është të distancohen nga këto thirje nacionaliste dhe të shikojmë të ardhmen. Për fat të keq, Shqipëria për herë të tretë nuk e merr statusin e vendit kandidat, përvec ato tre ligje që nuk u votuan, është kushtë edhe respektimi i të drejtave të minoriteteve. Ne si Maqedonas edhe minoritetet e tjera duam të kontribojmë në antarsimin sa më te shpejtë të Shqipërisë në BE”, thote Sterjovski.
“Nuk e kuptoj këtë, edhe këto thirjet për Shqipërinë e Madhe. Ku duan të dalin politikanët shqiptar, duan të bëjnë një shtet kombë vetëm me Shqiptar. Eshtë faktë që egzistojmë ne Maqedonasit dhe minoritetet e tjera në Shqipëri. Dhe tani nga njera anë me këto deklarata duan të dalin një kombë, një shtet, edhe sic doli rezultati i Censusit ku 99 % sipas statistikave janë Shqiptar. Kjo nuk egziston në botë, s’ka në botë shtet që të jetë 99 % i pastër dhe posacërishtë në Ballkan, ku dihet që në c’do shtet të Ballkanit ka shumicë të minoriteteve, s’ka shtet të pastër në Ballkan. Ky është fakt, ky është realitet dhe kjo frikë vjen vetëm të mos njihen minoritetet, se shteti po ti njeh minoritetet dhe të dal numri real i minoriteteve, se mos shteti do të bëhet shtet multietnik, multikulturor dhe frika që këtu vjen. Duam ne si në kohën e komunizmit të mbetemi të pastër, 99% Shqipëtar dhe 1% minoritete”, thotë Sterjovski
Sipas tij, minoriteti maqedonas ndihet i kërcënuar dhe nën presion dhe se ndërhyrja e anëtarëve të Aleancës Kuqezi në komunën e Pustecit (Liqenasit) ishte shprehje e politikës nacionaliste, për të cilën reaguan tek të gjithë institucionet relevante.
“Eshtë e saktë se komuniteti maqedonas në komunën e Pustecit (Liqenasit) është i dhunuar, jo vetëm minoriteti maqedonas që jeton në Prespë por edhe minoriteti maqedonas kudo ku jeton në Shqipëri, por edhe në zonat e Gorës dhe të Gollobërdës. Konkretisht ky presion ndaj minoritetit ka filluar një vit përpara që me shfaqjen e Aleancës Kuq e Zi, më përpara si organizat, pastaj si parti, edhe me presionin mediatik që u bë me Censusin, me të gjithë ajo fushat që u bë kundër Censusit edhe vendosjen e gjobës në qoftë se deklaroheshe joshqiptar, gjithë këto ishin një presion ndaj minoritetin. Gjithashtu kulmi i këtij presioni u arit edhe me heqjen e kombësis nga certifikatat, ku neve si minoritet të njojtur në zonën e Prespës na u fshi kombësia, tani ne në gjendjen civile në regjistrat e gjendjes civile figurojm si Shqiptar. Ne nuk kemi asnjë dokument qe jemi minoritar në këtë shtet, vetem jemi shtetas shqiptar. Na u hoq një e drejte që ne e kishim në kohen e komunizmit. Si ka mudesi në kohën e komunizmit ne të jemi të njojtur si minoritet maqedonas edhe në gjendjen civile edhe ne cerifikatat e kishim kombësin maqedonase, kurse tani në kohën e demokracis kur Shqipëria bën përpjekje të antarsohet në Bashkimin Europian, të na hiqet kombësia”, thote Sterjovski.
“Sulmi i Aleancës Kuq e Zi që ndodhi konkretisht në komunën e Pustecit (Liqenasit) ishte kulmi i kësaj politike nacionaliste dhe ne si parti maqedonase edhe si komune, komuna e Pustecit derguam nje reagim tek të gjithë institucionet shqiptare duke filluar nga Kryeministrin, Presidetin e shtetit, parlamentit, ministrin e brëndshëm, gjithashtu edhe institucioneve që meren konkretisht me diskriminimin sic jane Avokati i Popullit dhe Komisionerin per Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në vjen keq, që asnjëri nga këto institucione nuk reagoi, edhe vete policia nuk reagoi dhe nuk mori masa për këtë dhunim që u bë në komunën tonë, dhe vetem ambasadori i Amerikës konkretisht i dënoi këto sulme edhe OSBE-ja që u interesua menjëherë dhe erdhën përfaqësuesit e saj dhe morën iformacione konkrete. Këto sulme që erdhën nga Aleanca Kuq e Zi pa pritur në komunën tonë nuk i priste njëri, dhe kur erdhën të gjithë u irituan minoritarët më shumë, sepse si ka mundësi, ne që i respektojmë ligjet e këtij shteti të vijë njëri të dhunoj institucionet, të kërcënoj banorët me thirje nacionaliste “Kjo është tokë shqiptare”, “Ikni që këtej, nuk ju duam” ose thirje të tjera “Shqiperi etnike”, në një zonë që është 100 % me banorë maqedonas, ishte iritim tek pjestarët e minoritetit maqedonas”, tha Sterjovski për TV A1 Report. (Makedonium)