Fetahu: Nuk ka asnjë problem që unë si maqedonas të jem president i Shqipërisë

Prof.as. Dr. Kimet Fetahu, ishte i ftuar në emisionin e mëgjezit në televizionin ABC News, ku foli për kandidaturën e tij për President të Republikës së Shqipërisë, si propozim i partisë së vetme të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE).

Në intervistë, Prof.as. Dr. Kimet Fetahu foli për origjinën e tij maqedonase nga fshati Trebisht, zona e Gollobordës dhe vendndodhjen e maqedonasve në Shqipëri, karrierën e tij profesionale si profesor universiteti, veprimtar shoqëror si dhe sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

Prof.as. Dr. Kimet Fetahu është njëri i respektuar në Shqipëri me vlera dhe virtyte te larta!

©Makedonium