Fshati Glloboçeni në Bashkinë Pustec qendra e bashkëpunimit kulturor midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë.

Maqedonasit në Shqipëri në Muzeun “Sterjo Spasse” në fshatin Glloboçeni, Bashkia Pustec, organizuan dhe zhvilluan një festim të pasur të 24 majit, Ditës së arsimtarëve maqedonas, vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.

Manifestimi mbresëlënës kulturor u bashkëorganizua nga Shoqata maqedonase “Sonce”, nga Shqipëria, Universiteti “Fan Noli” nga Korça dhe Shoqata për Letërsi dhe Kulturë “Mackovo” nga Ohri, Maqedoni.

Para monumentit të shkrimtarit të madh, me origjin maqedonase, Sterjo Spasse, si dhe në Muzeun “Sterjo Spase”, u mbajtën një sërë promovimesh të librave dhe lexime poezish.

Pjesë qendrore ishte promovimi i veprës kapitale “Integrime harmonike të pakicës maqedonase në Republikën e Shqipërisë – Rasti i minoritetit maqedonas në zonën e Prespës dhe Vërnikut” nga Prof. Dr. Maria Dojçe, intelektuale e shquar.

Në Shqipëri ky është studimi i parë real sociologjik për integrimin e një pjese të komunitetit maqedonas në shoqërinë shqiptare. Në këtë kontekst, ky studim fokusohet në ndikimet e ndërsjella social-kulturore ndërmjet shqiptarëve dhe pjesëtarëve të komunitetit maqedonas në Qarkun e Korçës.

Promotor të librit ishin Prof. Dr. Gjergji Pendavinji nga Universiteti “Fan Noli”, Jorida Tollkuçi, Drejtore e Bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë, Vasil Sterjovski, si dhe autori Prof. Dr. Maria Dojçe.

Prof. Dr. Eris Rusi nga Universiteti “Fan Noli” foli për “Letërsinë bashkëkohore si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë”, ndërsa në 4 vjetorin e vdekjes së tij u përkujtua jeta dhe vepra letrare të Spase Mazenkovskit.

Për veprimtarin e Mazenkovskit foli Prof. Dr. Katerina Todoroska nga Instituti i Historisë Kombëtare në Shkup, e cila theksoi se Mazenkovski është poet, shkrimtar, gazetar dhe publicist i njohur, me prejardhje nga fshati Leska, Bashkia Pustec, dhe ndër të tjera ka qënë redaktor i gazetës në gjuhën maqedonase “Prespa”.

I ftuar special në festën e 24 majit, Ditës vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, ishte poeti i njohur kroat Valerio Orliq.

Ai lexoi vargjet e tij para monumentit të Sterjo Spasses.

Për veprën letrare të poetit Valerio Orliq foli Vele Mitanoski, Kryetar i Shoqatës për letërsi dhe kulturë “Mackovo” nga qyteti i Ohrit.

Aktivitetin e përshëndesën ambasadori kroat në Shqipëri, Zlatko Kramariq, së bashku me ambasadorin maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski, si dhe Prof. Dr. Jonela Spaho, Dekane e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan Noli” në Korçë.

Në manifestimin kulturor morën pjesë edhe Prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Ana Verushi si dhe Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski.

©Makedonium

https://youtu.be/qagi_lAU5iM