NJË MAQEDONASE MINISTRE E DIGJITALIZIMIT NË QEVERINË E RE TË SLLOVENISË

Profesorja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Lubjanë, Emilija Stojmenova Duh, do të jetë ministre e dixhitalizimit në qeverinë e re sllovene. Ajo është themeluese dhe drejtoreshë e rrjetit FabLab Slloveni, dhe është gjithashtu drejtoreshë e Digital Innovation Hub (DIH) Slloveni.

Siç ka raportuar Nova TV, ajo është veçanërisht aktive në nismën “fshatrat e zgjuar”, e cila po zbatohet nën ombrellën e BE-së dhe Parlamentit Evropian. Ajo përfaqëson Slloveninë në një projekt shumë-rajonal të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i cili zgjodhi 50 gra nga e gjithë bota që mbajnë pozicione kyçe në shkencë, teknologji dhe matematikë.

Pas mbarimit të vitit të dytë në shkollën e mesme në Vinicë, Maqedoni, ajo u zhvendos në Maribor të Sllovenisë. Nga Agjencia për Zhvillimin e Personelit në Slloveni përfiton bursë për programin ndërkombëtar të maturës në shkollën e mesme të dytë në Maribor ku përfundon arsimin e mesëm. Më pas vazhdoi studimet për inxhinieri elektrike në Universitetin e Mariborit dhe përfundoi si studenti më i mirë.

©Makedonium