MAQEDONASIT NË SHQIPËRI FESTUAN FESTËN E SHËN GJERGJIT

Maqedonasit në Shqipëri festuan festën e Shën Gjergjit. Përveç maqedonasit të fesë ortodoksë nga Prespa, Vërniku dhe Golloborda, këtë festë tradicionalisht e festuan edhe maqedonasit të fesë muslimane nga Golloborda dhe Gora.

Festa e Shën Gjergjit në Steblevë, Gollobordë

Për festën e Shën Gjergjit në Prespë janë organizuar festime në fshatrat Shulin, Glloboçeni dhe Dollna Gorica. Në zonën e Gorës është organizuar festë në fshatin Shishtevec ku është mbajtur edhe garë me kuaj, ndërsa në zonën e Gollobordës festa e Shën Gjergjit është organizuar në fshatin Steblevë.

Në fshatin Borje, zona e Gorës, mbledhin lule për Shën Gjergjin

Në ditën e Shën Gjergjit në Prespë, Vërnik, Gorë dhe Gollobordë kryhen shumë zakone që lidhen me këtë festë. Fillojnë më 5 maj para perëndimit të diellit kur të gjithë të rinj e të mëdhenj shkojnë në livadhe dhe kopshte ku mbledhin degëza dhe lule, i sjellin në shtëpi ku dekorojnë portat, derën e hyrjes së shtëpisë, hambarët, të gjitha për shëndetin dhe për nder të ardhjes së pranverës.

Liturgji në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Dollna Gorica, zona e Prespës

Besohet se lulet i mbrojnë shtëpitë nga rreziqe të ndryshme, kurse arat dhe të korrat nga fatkeqësit. Në disa vende një boz vendoset para shtëpisë para derës së hyrjes dhe në mëngjesin e Shën Gjergjit kur të gjithë ngrihen dhe dalin ai shkel në boz për shëndet.

©Makedonium