APKE: Bullgaria të respektojë të drejtat e pakicës maqedonase

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) i ka kërkuar Bullgarisë respektimin e të drejtave të pakicës maqedonase.

 
Komisioni për Mbikëqyrjen e Obligimeve të Anëtarëve të APKE-s ka kërkuar nga Bullgaria zbatimin e plotë të të gjitha dispozitave që i përmban Konventa për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, veçmas në pjesën e zbatimit të të drejtave individuale, duke qenë se Bullgaria nuk njeh ekzistimin e pakicës maqedonase.

Gjithashtu, APKE i ka kërkuar Bullgarisë të nënshkruajë Deklaratën për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare.

“APKE konsideron se Bullgaria duhet të avancohet në dhënien e të drejtave personave që u takojnë pakicave kombëtare, në segmentit e promovimit të  gjuhës amtare, si dhe në promovimin e identitetit të tyre kulturor”, thuhet në kumtesën e APKE-s. (Makedonium)