Ambasadori maqedonas në Tiranë, Danço Markovski, ka zhvilluar një takim pune me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy ministrive të Bujqësisë.
Takimi u shfrytëzua për të informuar njëri-tjetrin për sfidat aktuale të dy vendeve në sektorin e bujqësisë të krijuara nga kriza në Ukrainë, si dhe për mënyrën e tejkalimit të suksesshëm të kësaj sfide të krijuar në sektorin e bujqësisë.
U theksua rëndësia e Ballkanit të Hapur, si dhe zbatimi i marrëveshjeve tashmë të nënshkruara për të lehtësuar shumë procedura dhe pengesa të mëparshme që i kan fermerët në import-eksport në të dy vendet.
Ambasadori Markovski po ashtu shprehu kënaqësinë për rritjen e vazhdueshme të shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, e cila vitin e kaluar për herë të parë ka kaluar shumën 200 milionë euro, ndërsa këtë vit pritet të kalojë shumën 300 milionë euro.
©Makedonium