Televizioni Vizion Plus transmeton për gjëndjen e veshtirë me të cilën përballen Maqedonasit në Gollobërdë, me ardhjen e dimrit.
“Golloborda një nga zonat më të thella të qarkut të Dibrës. Dimri dhe izolimi i rrugeve e ka bërë edhe më të harruar këtë zonë ku varfëria ndihet në çdo familje. Banorët e fshatit Klenje dhe Ostren, mbijetojnë me blegtorinë dhe ushqimet e siguruara gjatë verës. Gjysma e vitit këtu është dimër e po kaq zgjat edhe izolimi i banorëve. Në këto kushte ata kërkojnë nga pushteti qendror të mbajë hapur rrugët veçanërisht për urgjencat shëndetësore. Gjatë këtyre diteve që dëbora ka shkrirë, ata përpiqen të mbyllin punët pa i zënë dëbora e madhe dhe bllokimi. Banorët mes tyre edhe pakica maqedonase, thone se për ta kujtohen vetëm në kohë fushatash. Shkolla e fshatit Klenje është rrënuar dhe gjysma e saj është pa çati. Në pritje të dimrit të madh dhe izolimit, banoret e Klenjes dhe Ostrenit në Gollobordë, bëjnë apel për vëmëndje nga pushteti vendor dhe qendror. Aktualisht rruget që lidhin fshatrat e me qendrën e komunës janë problematike nga ngricat dhe dëbora.”- transmeton Vizion Plus.
i mnie vo makedonija ne cvetame od vas……