Ambasadori gjerman, Peter Zingraf komenton deklaratën e Kryeministri Rama bërë tre ditë më parë në Berlin ku tha se nëse në qershor për Shqipërinë nuk hapen negociata nga vendet BE-së, do kërkojë ndarjen nga Maqedonia. Zingraf thekson se Maqedonia e meriton të pritet.
“Fakti që një çështje mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ndërhyri në këtë proces ishte befasi për ne. Në vitin 2020 Maqedonia u desh të priste Shqipërinë në kontekstin e procesit të integrimit dhe tani kemi situatë të ndërsjelltë. Të gjithë po punojnë me një farë presioni që të shmangen dhe të mënjanohen këto pengesa që dalin rrugës. Presidenca franceze është e gatshme që në terma afatshkurtër kohore të thërrasë konferencë e parë ndërqeveritare. Mendoj që Maqedonia e ka merituar të pritet dhe të tregohet solidaritet ndaj saj.”
Këto deklarata u bën gjatë vizitës dy ditore të ambasadorit në Qarkun e Korçës. Ai u njoh me ecurinë e investimeve gjermane.
©Makedonium