– Makedonium…: Z. Trpevski po mbushen dy vjet që nga koha kur Ju filluat detyrën si Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Shqipëri. Cilat jane përshtypjet tuaja per Shqiperine?
Do të përpiqem shkurtimisht ta përshkruaj Shqiperine përpara se gjithash duke parë nga prizmi i Kryeqytetit Tirana. Nuk është e lehtë që në pak fjali të vihet theksi dhe të prezantohen realisht reformat, ndryshimet dhe vlerat kulturore dhe perceptimet e këtij vendi sepse Shqipëria është një vend ku ndryshimet e mëdha dhe të rrendesishme ndodhin përditë.
Shqipëria përfaqëson një shoqëri të orientuar plotësisht drejt vlerave të botës perëndimore, një shoqëri e cila shuan etjen e saj për ndryshime nëpërmjet apsorbimit të tyre të përditshëm duke nxjerrë nga poret e qelizave të shoqerisë mbetjet e fundit të kohës dhe regjimit të shkuar.
Dinamika e shpejtë e apsorbimit të vlerave dhe lirive demokratike në shoqerinë moderne shqiptare pasqyrohet në cdo fushe të jetës së përditshme duke i dhene kryeqytetit frymen e metropoleve moderne europiane. Jeta ne Tiranë përbën një rrjet kompleks vlerash të ndërthurura tradicionale dhe moderne të cilat bashkëjetojnë në menyrë të suksesshme brënda një harmonie të orkestruar ndryshe me rregulla të pashkruara.
– Makedonium…: Si jane marrëdheniet bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë?
Baza mbi të cilën janë vendosur marrëdheniet midis dy vendeve krijon hapesirë për një komunikim të rregullt me instancat më të larta shteterore, ndërsa sinqeriteti reciprok, besimi dhe vullneti në realizimin e të gjitha projekteve rezulton me rezultate konkrete të matshme dhe para se gjithash me rezultate shumë të rrëndesishme.
Marredheniet ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë janë në vazhdimësi në nivele të larta, të bazuara në interesin reciprok për bashkëpunim në të gjitha fushat, qëllimet e përbashkëta të politikës së jashtme, bashkëpunimin në planin rajonal dhe komunikimin e ndërsjelltë të shprehur nëpërmjet takimeve dhe kontakteve të shpeshta në të gjitha nivelet.
Kohët e fundit janë hedhur hapa të rrëndësishëm në drejtim të zhvillimit të bashkepunimit konktraktual duke aluduar para se gjithash për Marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve, e thënë me fjalë të tjera lëvizja me karta identiteti, me anë të së cilës u vendosën themele të reja në drejtim të zhvillimit te rajonit dhe të bashkëpunimit ekonomik, Marreveshja për mbështetje reciproke në kuadër të aderimit në BE, Marreveshja për njohjen reciproke të patentave, Pika e re e kalimit kufitar Xhepisht-Trebisht, si dhe shume marrëveshje të tjera.
Republika e Shqipërisë mbetet nje mbeshtetese e madhe e Republikës së Maqedonisë në drejtim të marrjes së anëtarësimit të merituar në NATO nëpërmjet promovimit të vazhdueshëm të kontributit tonë në NATO, ndersa Republikës së Maqedonisë është një ndër mbështetëset kryesore të proceseve integruese të Republikës së Shqipërisë drejt BE.
Ruajtja e vazhdimësisë në komunikimin në nivelet më të larta dhe vazhdimi i axhendës së sukseshme të takimeve bilaterale dhe vizitave të ndërsjellta, lidhja infrastrukturore dhe energjetike e vendeve si dhe thellimi i bashkëpunimit kontraktual, ekonomik dhe kulturor do të mbeten prioritete kryesore, duke patur parasysh ndërkohë se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbështetja e ndërsjellte do të jenë forca lëvizëse e perspektivave të përbashkëta për proceset integruese euro-atlantike.
– Makedonium…: Cilat jane problemet me të cilat përballen Maqedonasit në Shqipëri?
Mendoj se problemi më i madh me të cilin përballen Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë është fakti që ata nuk janë njohur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kështu ata nuk mund të gëzojnë të gjitha benefitet që janë mundësuar në rajonet ku është njohur Minoriteti kombëtar maqedonas në Republikën e Shqipërisë, përpara se gjithash në kontekst të mundësisë për mësimin në menyrë institucionale të gjuhës dhe kulturës maqedonase. Mësimi fakultativ i gjuhës maqedonase në të gjitha shkollat e Republikës së Shqipërisë atu ku ka interes si dhe kalimi i Lektoratit të Gjuhës maqedonase në Katedër në Universitetin shtetëror janë disa nga cështjet me përparësi në të gjitha bisedimet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Një problem tjetër është dhe lidhja infrastrukturore e disa rajoneve ku jetojnë Maqedonasit, para se gjithash rajonet e Gollobordës dhe Gorës si dhe organizimi dhe përfaqësimi i dobët i Minoritetit kombëtar maqedonas në instancat më të larta në jetën shoqerore dhe politike dhe në jetën kulturore në Republikën e Shqipërisë.
– Makedonium…: Maqedonasit e Gollobordës kanë njëzet vjet që kërkojnë të hapet Pika e kalimit kufitar Xhepisht (MK)-Trebisht (AL). Kjo Pikë e kalimit do ta rilindte rajonin e Gollobordës dhe do ta parandalonte procesin e largimit të Maqedonasve nga Golloborda drejt qendrës së Shqipërisë. Para disa vitesh është nënshkruar dhe Marrëveshja ndërmjet Qeverisë maqedonase dhe shqiptare për hapjen e kësaj pike. Cilat janë informacionet tuaja, pse kjo Pikë e kalimit kufitar nuk hapet?
Marrëveshja origjinale që ishte nënshkruar për Pikën e kalimit kufitar Xhepisht-Trebisht realisht nuk përshtatej me nevojat e rajonit të Gollobordës por marrë në përgjithësi dhe me qëllimin që duhet të arrihet me te, qe do të thotë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe promovimin e marrëdhenieve të fqinjësise së mirë dhe bashkëpunimin në rajonet ndërkufitare. Kohët e fundit është punuar në menyrë intensive për kapërcimin e situatës së sipërpërmendur që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së re për Pikën e kalimit kufitar Xhepisht-Trebisht, gjatë kohës së vizitës zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë Nikola Gruevski në Republikën e Shqipërisë, dhe me këtë janë krijuar të gjitha parakushtet për fillimin e përgatitjeve teknike për hapjen e Pikës së kalimit kufitar.
– Makedonium…: Si janë Marredheniet tuaja me Maqedonasit në Shqipëri?
Mendoj se për këtë pyetje përgjigjen duhet ta jepni pikërisht ju Maqedonasit në Shqipëri, sepse ju mund të vleresoni më së miri dhe me realisht punën e Ambasadës dhe të Ambasadorit. Megjithatë mendoj se Ambasada mban marrëdhenie të ngushta dhe miqesore me përfaqesuesit e Minoritetit maqedonas në Shqipëri nga të gjitha rajonet dhe gjithmonë përpiqemi, sigurisht brënda mundesive tona dhe fushës së aktivitetit tonë diplomatik tu vijmë në ndihmë dhe tu përgjigjemi të gjitha kërkesave të komunitetit maqedonas në Republikën e Shqipërisë.
– Makedonium…: Para pak kohësh, nga qeveria maqedonase, u përzgjodhet ndër pesë ambasadorët e Maqedonisë që kanë shfaqur rezultatet më të mira ekonomike në gjashtë mujorin e parë të vitit 2012.
Cfarë do të thotë kjo për Ju?
Çmimi përbën një sadisfakcion të madh për të gjithë përkushtimin kohët e fundit por dhe një tregues të qartë për drejtimin, menyrën dhe para se gjithash për cilësinë e punës të Ambasadës por para se gjithash përbën një shtytje të madhe dhe motiv për përpjekje të vazhdueshme vetëmohuese. (Makedonium)
Доста го лажеш народот, само се фалиш, а кога ке бараме прием кај тебе бе Амбасадоре, стално викаш дека имаш работа. Срам да ти е!
Si go dobil nagrada za dobar ambasator,a Permiero Grujovski go mavaa so jajca. Ti nisto ne stori da go stopirash toa.
ambasadori i keq
seto negativno sto e pisano od mene za vas makedonci od albanija se ponistuva vo celost,no odenjeto kaj vas osdatanuva,dali ke ima peenje,iranje,ora i ke sedeme kaj vas 14 dena i kaj nasite vo kosovo isto taka.obezbedete ni mesat za spienje,a nie hrana,pijaloci,skara,meso i sve sto treba za p[roslava kaj vas.