Në Tiranë për herë të dytë do të mbahet “Festivali Folklorik i Minoritetit Maqedonas”

Më 17 Prill 2022, në orën 16:00, në Tiranë, për herë të dytë do të mbahet “Festivali Folklorik i Minoritetit Maqedonas në Republikën e Shqipërisë” nën organizimin e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e Republikës së Shqipërisë.

Në festival me valle dhe këngë maqedonase do të marrin pjesë grupe folklorike nga zonat e Gollobordës, Prespës dhe Gorës, ndërsa të ftuar special të mbrëmjes janë teatri “Skrb i uteha” nga Shkupi, Republika e Maqedonisë.

Festivali do të zhvillohet në Amfiteatrin e Tiranës (Parku i Madh i Liqenit Artificial) dhe hyrja është falas për pjesëmarrësit.

©Makedonium