KRUME KEPESKI – GRAMATIKA MAQEDONISE

Krume Kepeski (8 prill 1909, Prilep – 3 nëntor 1988, Skopje) – maqedonas i shquar, gjuhëtar, pedagog, hartues i teksteve shkollore, mbledhës i folklorit, një nga figurat kryesore në standardizimin e gjuhës letrare maqedonase dhe autor i të parës gramatik maqedonase.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prilep dhe Bitola, kurse Fakultetin Filozofik, grup i gjuhëve serbokroate dhe sllavishten e vjetër, në Beograd në vitin 1935. Mori pjesë në Luftën Çlirimtare të Maqedonisë në Brigadën Çlirimtare Maqedonase “Goce Dellçev”.

Në vitin 1945 Krume Kepeski është profesor në gjimnazin e Prilepit dhe më pas filloi të punojë në gramatikën e parë maqedonase. Gramatika u shtyp në fillim të vitit 1946 dhe në vjeshtë të po atij viti thirret në Shkup në Ministrinë e Arsimit, ku punoi në terminologjinë e përgjithshme maqedonase. Në dimrin e vitit 1947 dërgohet në Maqedoninë e Pirinit, në Gorna Xhumaja, Blagoevgradi i sotëm në Bullgari. Atje, Kepeski është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike, i cili organizon kurse të gjuhës maqedonase për mësimdhënësit. Në vitin 1949 emërohet profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup dhe aty ka punuar si profesor i gjuhës maqedonase deri në pension.

Gramatika maqedonase e Krume Kepeskit (botuar në vitin 1946 dhe plotësuar më 1947 dhe 1950 ishte e përgjithshme, por megjithëse ishte caktuar nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë si tekst shkollor i mesëm, ai ishte menduar si për administratën ashtu edhe për popullatën e përgjithshme. Me Gramatikën Maqedonase të Kepeski për herë të parë publiku botëror njihet me strukturën e gjuhës maqedonase dhe ka luajtur një rol të madh historik, gjuhësor dhe kulturor për Maqedoninë dhe popullin maqedonas.

Mbetet të theksohet ajo që u tha: “Gramatika maqedonase e Krume Kepeskit dha një fuqizim themelor të normës letrare e gjuhësore maqedonase”.

Stevo Simski