Qytetarët shqiptarë të zonave kufitare me Maqedoninë janë dyndur drejt shtetit fqinj për të blerë produktet e shportës. Të intervistuar nga SYRI TV qytetarët që bëjnë pazarin përtej kufirit pohojnë se çmimet janë më të lira dhe më cilësore në vendin fqinj. Përball këtij fakti ata detyrohen të udhëtojnë thuajse çdo ditë drejt Maqedonisë.
Rritja marramendëse e çmimeve në vendin tone dhe skandalet me produktet ushqimore të skaduara kanë detyruar qytetarët që të udhëtojnë drejt shteti fqinj të Maqedonisë për të bërë furnizimet në ushqimet bazë.
SYRI TV ka kryer një vëzhgim në doganën e Qafë Thanës ku siç duket edhe nga pamjet me dhjetra qytetarë po udhëtojnë drejt Maqedonisë.
Të intervistuar nga SYRI TV qytetarët theksojnë se janë detyruar nga rritja e çmimeve që të udhëtojnë drejt Maqedonisë pasi në shtetin fqinj, produktet ushqimore janë shumë më lirë se në vendin tonë.
Prej disa muajsh vendi ynë po përballet me rritje të pandalshme të çmimeve në sektorët kryesorë, përfshirë këtu karburantet, energjinë elektrike dhe produktet ushqimore.