Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë që prej mbrëmjes së djeshme ka bërë që disa fshatra të Njësisë Asministrative Shishtavec, kanë mbetur të izoluar për shkak të shembjes së urës së Shtrezës, në aksin Kukës-Shishtavec.
Përfaqësues të Bashkisë, policisë rrugore dhe të ARRSH kanë bërë bllokimin e rrugës duke mos lejuar lëvizjen e mjeteve për shkaqe sigurie.
Shembja e urës ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë kanë gërryer trupin e urës tejet të amortizuar nga mungesa e investimeve. Tashmë ka nisur një vlerësim situate dhe ekspertët do të punojnë për një zgjidhje emergjente deri në një zgjidhje përfundimtare ndërsa deri në rregullimin e urës, banorët duhet të shfrytëzoje pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krusheve për të ardhur në Kukës.
Ndërkohë e gjithë rruga Kukës-Shishtavec, ka prani të gurëve në trase si pasojë e reshjeve të shiut.
“Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës. Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, apelon ARRSH.
Aktualisht firma mirëmbajtëse po bën pastrimin e këtij aksi. Sakaq, reshjet e shiut në 24 orët e fundit kanë shkaktuar problematika në shumë akse nacionale dhe rurale në qarkun e Kukësit.
©Makedonium