EMISIONI MË I SHIKUAR “VEZILLKA” NË PUSTEC (VIDEO)

Emisioni më i shikuar “Vezillka” në Alfa Tv ka vizituar Prespën dhe ka përgatitur një emision kushtuar zakonet, traditat dhe ushqimin tradicional maqedonas të maqedonasve në Bashkinë Pustec.

Sipas drejtuesve të emisionit “Vezillka”, Adrijana Alaçki, Irena Spirovska dhe Bllagoja Grujovski, bukuritë, folklori dhe traditat e maqedonasve nga Prespa ishin frymëzimi dhe motivi i tyre dhe bora nuk i pengoi ata të vizitojnë maqedonasit në Bashkinë Pustec.

Irena Spirovska: Këtë javë “Vezillka” ju përshëndet nga ana tjetër e liqenit të Prespës, përtej kufirit shqiptar, nga Pusteci, Prespa ku jetojnë maqedonasit tanë të cilët rruajnë me kujdes me gjithë shpirtin e tyre traditën maqedonase dhe folklorin e pasur.

Bllagoja Grujovski: Karvani “Vezillka” kaloi kufirin, ndodhemi në Prespën e bukur, në Pustec. Bashkia është e vogël por me një zemër të madhe plot dashuri dhe ngrohtësi. Dikur thuhej kaq afër e megjithatë larg. Sot gjithçka është ndryshe dhe më mirë. Kjo pjesë e Prespës është shumë më e aksesueshme dhe ka çfarë të shikohet e të përjetohet por edhe të shijohet.

Adriana Alaçki: Oferta turistike-gastronomike në Bashkinë Pustec po bëhet çdo vit e më tërheqëse. Sapo të kaloni kufirin, do të kaloni Dollna Goricën dhe poshtë do të gjeni disa restorante që kanë edhe ambiente akomoduese dhe më e rëndësishmja do t’ju presin fytyrat e buzëqeshura të maqedonasve tanë. Mirësia, përzemërsia, mikpritja dhe do të kënaqeni me specialitetet që do të provoni pikërisht këtu. Dihet se çfarë hahet kur vjen në Pustec, tava e krapit, cironka, petanik e shumë gjëra të tjera që mund t’i shihni në emisionin tonë “Vezillka” nga Bashkia Pustec.



Irena Spirovska
: Nëse gjeneratat e vjetra të maqedonasve nga Pusteci janë mjeshtër në përgatitjen e këtyre specialiteteve të përmendura nga Adriana, duhet të lavdërojmë edhe gjeneratat e reja, gjegjësisht të rinjtë që ushqejnë folklorin dhe që i njohin shumë mirë vallet dhe këngët maqedonase.

Është hera e parë që emisioni “Vezillka” del jashtë Republikës së Maqedonisë.

Gazeta Makedonium falënderon emisionin “Vezillka” dhe Alfa Tv për realizimin e emisionit “Vezillka” në Bashkinë Pustec dhe prezantimin e zakoneve, folklorit dhe traditave të maqedonasve në Bashkinë Pustec.

© Makedonium

Më poshtë linku nga emisioni “Vezillka” nga Bashkia Pustec.

https://www.youtube.com/watch?v=AsaJSn-zQZw