Minoritetet kundërshtojnë rezultatet zyrtare të Censusit në Shqipëri

Një ditë pas shpalljes së rezultateve të Censusit përfaqësuesit të 5 minoriteteve në vënd kundërshtojnë procesin duke e cilësuar të manipuluar dhe antikushtetues. Duke e parë si një kërcenim serioz për prishjen e ekuilibrave etnike dhe fetare, përfaqësuesit e minoriteteve, maqedonase, vllehe, serbe-malazeze, greke dhe rome, nënshkruan një Deklerat që e dërguan tek të gjithë instiucionet shqiptare dhe ndërkombëtare. Pas kësaj mbajtën një konferencë për shtyp. Në reagimin e tyre publik, kane deklaruar se nuk e njohin censusin dhe e cilësojnë atë si të korruptuar.

 

Në Deklerat thuhet:
“Ne përfaqesuesit e të gjitha minoriteteve në Republikën e Shqipërisë, deklarojmë përpara opinionit publik shqiptar, institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare, se nuk njohim rezultatet e publikuara zyrtarisht të Censusit 2011.
Ne i konsiderojmë ato, kurorëzim të të gjithë veprimtarisë së ushtruar në disfavor të minoriteteve, nga aktorët shtetërore,politike e mediatike. Ashtu sic e paralejmeruam nga kjo foltore, ashtu sic e trajtoi Komiteti Këshillimor i Konventës Kuadër të Këshillit të Europës, procesi i regjistrimit të popullsisë, mbledhjes së të dhënave për përkatesinë etnike e fetare, ishte një proces jodemokratik, jotransparent dhe antikushtetues që u krye me shkelje të panumërta, veprime arbitrare, edhe sic shihet edhe të dhënat janë të stisura. E theksojmë në menyrë të prerë e kategorike, se shifrat e publikuara për minoritetet e besimin fetar, nuk pasqyrojnë realitetin në Shqipëri.
Pas një klime të tensionuar dhe jotolerante nga maxhoranca ndaj minoriteteve, pas heqjes se kombesisë nga të dhenat e gjëndjes civile, me tendence te hapur diskriminuese, dhe duke mos kryer asnjë amendimi ligjor në Planin Kombetar, të Qeverisë, për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit me BE, pas përdorimit të gjuhës së nxitjes së urrejtjes etnike nga aktore politike e mediatike, pas shtimit të tejskajshëm të gjuhës dhe veprimimeve nacionaliste në dëm të minoriteteve, dhënia e një rezultati të tillë, është e përligjur për autorët, dhe e pritshme nga ana jonë. Por ne, kurrsesi nuk mund të heshtim, sepse këto të dhena të stisura e të ujdisura përbëjnë kërcënim serioz për prishjen e ekuilibrave etnike e fetare, cënojnë bashkëjetesën shoqërore, frenojnë integrimin europian të Shqipërisë, prishin imazhin demokratikte shoqërisë dhe nuk garantojnë liritë e të drejtat themelore të shtetasve të këtij vëndi.
Ne organizatat e minoriteteve në Shqipëri, jo vetëm që nuk i njohim e respektojmë të dhënat e këtij censusi, të korruptuar, por do t’i drejtohemi, të gjitha institucioneve të vendit, e atyre ndërkombëtare që të bëjnë të njejtën gjë, sepse një qëndrim i tillë ndaj minoriteteve, ndërtuar mbi bazën e këtyre të dhënave, është dritëshkurtër, provokues dhe i rrezikshëm për rajonin dhe Europën”.

 

Dekleratën e nënshkruan Vasil Sterjovski nga ana e minoritetit maqedonas, Arben Kosturi, nga ana e minoritetit romë, Ligoraq Karamelo nga ana e minoritetit grek, Pavlo Jakoja nga ana e minoritetit Serbo-malezez dhe Thanas Poci nga ana e minoritetit vlleh. (Makedonium)