Kryeministri Nikolla Gruevski në Tiranë u takua me përfaqësuesit e Maqedonasve në Shqipëri

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë në 23/11/2012, pati një takim me aktivistë të partisë maqedonase në Shqipëri- Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, si dhe shoqatat maqedonase dhe komuniteti maqedonas në Shqipëri. Takimi u mbajt në Ambasadën maqedonase në Tiranë.

Kryeministri maqedonas i njohu aktivistët maqedonas rreth takimit me homologun shqiptar Sali Berisha dhe marrëveshjet e aritura për njohjen e patentave dhe hapjen e pikës kufitare Xhepishtë-Trebisht, për kërkesat Sali Berishës për marrjen e statusin të minoritetit maqedonas si në Prespë, edhe Maqedonasit që jetojnë në zonat e Gollobërdës dhe Gorës dhe në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Kukësit, Korçës, Pogradecit, Beratit dhe Bilishtit, publikimit të teksteve shkollore në gjuhën maqedonase për Maqedonasit në Shqipëri si dhe ngritjen e nivelit të Lektoratit në gjuhën maqedonase në Tiranë në Katedër.
Kryeministri maqedonas premtoi gjithashtu më shumë bursa për studim në Maqedoni për nxënësit maqedonas nga Shqipëria.
Përfaqësuesit e Maqedonasve në Shqipëri, përshëndetën marrëveshjet e aritura, sidomos marrëveshjen për hapjen e pikës kufitare Xhepisht-Trebisht dhe kërkuan hapjen sa më të shpejtë të kësaj pikë-kalimi, e cila për Maqedonasit e Gollobërdës është çështje egzistenciale dhe do të parandalojë procesin e emigracionit, të Maqedonasit e Gollobërdës.


Në takim, përfaqësuesit e Maqedonasve në Shqipëri, e njohën Kryeministrin maqedonas me aktivitetet e tyre të ndërmarra në drejtim të rruajtjes të kulturës dhe identitetin maqedonas në Shqipëri, por edhe për vështirësitë që ata kanë me mësimin e gjuhës amtare maqedonase, dhe integrimin në jeten politike, shoqërore dhe kulturore, dhe kërkuan nga Kryeministrin Gruevski hapjen e Konsullatës maqedonase në Korcë. (Makedonium)