Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), reagon për ndërprerjen e energjisë elektrike në Bashkinë Pustec.
Sipas partisë, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës që kanë rënë gjatë këtyre ditëve, zona e Prespës, Bashkia Pustec prej katër ditësh është në errësirë.
– Mungesa e energjisë elektrike ka vështirësuar jetën e përditëshme e banorëve të komunitetit maqedonas në Bashkinë Pustec. Punonjësit e OSHEЕ-së që shërbejnë në Bashkinë Pustec po mundohen të riparojnë defektet dhe të rikthejnë energjinë elekrike në zonë por hasin vështirësi për shkak të terenit malor ku kalon linja kryesore që furnizon zonën e Prespës nga N/stacionin e Bilishtit, qëndron në reagimin e AMIE-së.
Partia apelon tek autoritetet që të marrin masa shtesë për tejkalimin e situatës.
– Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Eurpopian i bënë thirje Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së Korçë të angazhoj grupe pune punonjësish nga zonat e tjera të Qarkut të Korçës, të cilat ti vijnë në ndihmë punonjësit e OSHЕE-së që shërbejnë në Baskinë Pustec, me qëllim eleminimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektike në të gjithë fshatrat e Bashkisë Pustec, kërkon AMIE.
Duke qenë se për shkak të amortizimit të rrjetit në Bashkinë Pustec, ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike janë të shpeshta, AMIE kërkon nga Drejtoria Rajonale e OSHEE-së Korçë që të zëvendësojë sa më shpejt rrjetin kryesor të energjisë elektrike dhe të plotësojë me burime njërëzore ekipin që shërben në këtë zonë me shtimin e numrit të specialistëve.
© Makedonium