Ambasadori Danço Markovski sot në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë pati takime të ndara me kryetaren e Komisionit për Integrime Evropiane Jorida Tabaku dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme Mimi Kodheli.
Danço Markovski dhe Mimi Kodheli
Bisedimet u përdorën për të informuar njëri-tjetrin për qasjen e re dhe dialogun e vendosur pozitiv ndërmjet qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të krijuar besim të ndërsjellë, si dhe për të zhbllokuar proceset integruese evropiane. Përfundimi i përbashkët është se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten të përkushtuara ndaj anëtarësimit në BE si prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme.
Danço Markovski dhe Jorida Tabaku
Takimet u shfrytëzuan edhe për konkretizimin e planit të vizitave të punës së komisioneve parlamentare.
©Makedonium