Nga sot nuk ka inspektime fitosanitare dhe veterinare në kufijtë midis Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, pasi të tre vendet kanë harmonizuar analizat laboratorike për produktet ushqimore.
Kjo do të thotë se ushqimi që shkon nga Maqedonia në Shqipëri, nuk duhet të kontrollohet në Shqipëri sepse më parë ka qenë i kontrolluar në Maqedoni.
Ndërmjet vendeve nënshkruese të Marrëveshjes, Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, janë shkëmbyer planet e monitorimit për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve.
© Makedonium