Në përputhje me programin e aktiviteteve të Ambasadës maqedonase në Tiranë në sfrën e diplomacisë kulturore dhe publike, që po realizohen nën moton “Imazh i ri i Maqedonisë së Veriut”, sot u mbajt një koktej në nder të fudbollistëve nga Maqedonia që luajnë në kategorinë e parë dhe kategoritë e tjera në Shqipëri. Në takim mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Fudbollit, z. Ilir Shulku.
Në përshëndetjen e tij për të pranishmit, Ambasadori Markovski e promovoi idenë për organizimin e ndeshjeve humanitare, ide që mund të mbështetet nga kori diplomatik, me qëllim sigurimin e fondeve për blerje pajisjesh sportive për shkollat nëntëvjeçare.
Takimi u shfrytëzua për njohje e ndërsjellë të fudbollistëve me stafin diplomatik të Ambasadës. Me këtë u theksua roli i fudbollistëve maqedonas, të cilët me klubet dhe performancën e tyre në terrenet e fudbollit, e promovojnë shpirtin sportiv dhe miqësinë mes të rinjve. (Makedonium)