Në Korçë u realizua takim pune midis Dekanëve të Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Shën. Kliment Ohridski” në Bitola dhe Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë.
Qëllimi i takimit ishte vendosja e një bashkëpunimi të drejtëpërdrejtë ndërmjet dy fakulteteve me qëllim të hapjes së Programit të Studimit për mësimin e gjuhës maqedonase, si dhe në fusha të çështjeve shkencore dhe arsimore.
Në takim, nga pala maqedonase morrën pjesë Dekani, Prof.Dr. Dobri Petrovski dhe Prof.Dr. Violeta Janusheva, ndërsa nga pala shqiptare Dekani, Prof.As.Dr. Jonela Spaho e shoqëruar nga Zëvëndësdekani për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.Dr. Orion Ago.
Pjesëmarrësit e përshëndetën iniciativën e Ambasadorit Danço Markovski për hapjen e Programit te Studimit për mësimin e gjuhës maqedonase në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, për të cilin Dekanja Prof.As.Dr. Jonela Spaho informoi se ka dakordësi të plotë. Në këtë drejtim u shpreh gatishmëria për mbështetje të plotë në drejtim të ofrimit të hapësirës dhe mbështetjes së stafit.
Mësimi i gjuhës maqedonase në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S.Noli” do të jetë i një rëndësie të madhe për pjesëtarët e komunitetit maqedonas në Qarkun e Korçës.
Si përfaqësues i komunitetit maqedonase në Republikën e Shqipërisë, në takim mori pjesë edhe Vasil Sterjovski, kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian.