Në seancën parlamentare e datës 23 maj 2019, deputeti i partisë maqedonase, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE) Vasil Sterjovski, kërkoi vëmendje më të madhe dhe investime nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Pustecit.
Fjalimi i plotë;
I nderuar kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputetë,
Bashkia e Pustecit është njësi administrative e Qarkut të Korçës dhe është bashkia më e vogel në Shqipëri. Ajo përbëhet nga 9 fshatra dhe një popullsi prej 5200 banor. Kjo bashki popullohet nga Maqedonas, të cilat përballen me vështirësi për shkak të papunësisë dhe nivelit minimal të ardhurave. Territori i bashkisë korespondon me Parkun Kombëtar të Prespës.
Bashkia Pustec ka burime të kosiderueshme njërzore, poteciale prodhuese dhe asete të shumta që mundësojnë një zhvillim ekonomik të qendrueshëm të zonës.
Klima e përshtatshme, prania e Liqenit të Prespës, Parku Kombëtar i Prespës, pika doganore e Goricës, mundësitë për peshkim, kishat eremite nga shekulli i 13-të dhe 14-të, ishulli i Maligradit së bashku me kishën eremite e Shën Mërisë nga shekulli i 14-të ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e turizmit në Bashkinë e Pustecit.
Bashkia Pustec përballet me shumë sfida për zhvillim dhe zotëron burime të pakëta për ti përballuar ato. Në Bashkinë e Pustecit ka një nivle të lartë të papunsisë. Pjesa më e madhe e banorëve punojnë me punë sezonale ne Maqedoni dhe Greqi. Pjesa më e madhe në zonë nga të punësuarit janë në administraën e bashkisë, arsim dhe shëndetësi dhe pak të punësuar me tregëti dhe restorante. Një pjesë meret me bujqësi dhe peshkim.
Infrastuktura në Bashkinë e Pustecit përfshi këtu rrjetin rrugor, rrjeti i ujësjellsave, kanalizimi i ujrave të zeza, paraqiten jo shumë të zhvilluara veçënarishtë nëse e konsiderojmë potencialin e mundshëm turistik që ajo ofron.
Rrjeti rrugor në Bashkinë e Pustecit është tepër i shaktruar. E njejta situat paraqitet edhe me ujin e pishem dha kanalizimet. Problemi i ujit është tepër i theksuar. Nga 9 fshatrat e bashkisë Pustec vetëm 4 fshatra kanë shërbimin e ujësjellësit edhe këtu duhet ndërhyrje në rrjet pasi rrjeti është i amortizuar. Në zonën e Prespës e cila shtrihet në rrëzë të Malit të Thatë, shumë rrallë, mund të gjesh burime natyrore të ujit të pijshëm. Nevoiten ndërhyrje me shpime puse për gjetjen e burimeve me ujë të pijshëm dhe ndërtimin e rrjeteve të ujësjellsave. Nevoiten ivestime edhe në sitemin e kanalizimeve. Vetëm në dy fshatra të zonës, Pusteci dhe Zrnosko janë ndërtuar sisteme të ujrave të zeza.
Gjithashtu, problem ka edhe me energjinë elektrike, pasi Bashkia e Pustecit furnizohet me ndërprerje, por dhe me tension të dobët për periudhën që ka, çka bënë të digjen shumë paisje elektro-shtëpiake. Për shkak të tensionit të ulët të energjisë elektrike, pajisjet në qendrën shëndetësore në Pustec nuk punojnë. Për të kapërcyer këtë problem akut, nevojitet një remont urgjent i linjës së energjisë elektrike nga Bilishti në Bashkinë e Pustecit.
Një zhvillim i veçantë për Bashkinë e Pustecit dhe një rritje në numrin e turistëve do të sjell hapja e kalimit kufitar Cerje midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe asfaltimi i rrugës nga fshati Zrnosko në Cerje. Ne inkurajojmë qeverinë e Republikës së Shqipërisë së bashku me qeverinë greke që të ndjekin shembullin midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilët kanë rënë dakord të hapin kalimin kufitar “Markova Noga” në anën tjetër të Liqenit të Prespës dhe me fondet evropiane do të ndërtojnë infrastrukturën në këtë kalim kufitar.
Të nderuar deputet
Unë nuk dua të merrem me arsyet pse Bashkia e Pustecit, ndonëse është një nga perlat më të bukura natyrore, gjatë 28 vitet e fundit, mbetet ndër më të varfërat në vend, por edhe e braktisur nga shteti. Qeveria në bashkëpunim me qeverinë lokale duhet të investojë në infrastrukturën rrugore, ujësjellësat, kanalizimet, plazhet e liqenit dhe në zhvillimin e turizmit rural. Me zhvillimin e Bashkisë së Pustecit dhe rritjen e numrit të turistëve, përveç Bashkisë së Pustecit, do të ketë një përfitim edhe qyteti i Korçës, i cili është 25 km larg Pustecit. Bashkia e Pustecit nuk ka objekte të mjaftueshme për akomodimin e turistëve, të cilët një pjesë e mirë, do të akomodohen në hotelet e Korçës.
Faleminderit për vëmendjen dhe mirëkuptimin tuaj.