Komuna e Pustecit reagon në lidhje me demonstrimin e Alenacës Kuq e Zi në Prespë

 

Komuna e Pustecit (Liqenasit) reagoi tek të gjithë institucionet shqiptare, misionet dhe ambasadat e huaja në Shqipëri dhe mediave shqiptare në lidhje me incidentet e 16 nëntorit 2012, me përfaqësuesit e neofashisteve të Aleancës Kuq e Zi në Prespë. Në reagim thuhet:
 


 
Komuna Liqenas reagon në lidhje me incidentin e dt. 16.11.2012 ku anëtarë të partis ultra nacionaliste Aleanca Kuq  e Zi dhunuan institucionin e Komunës Liqenas, dëmtuan sinjalitstikën rrugore të komunes, sinjalistikën e shkollës së mesme, qendrës shëndetësore si dhe kërcënuan banorët e minoritetit Maqedonas.

Gjithashtu reagojmë kundër dekleratës të Aleancës Kuq e Zi, se ndërmorën këtë aktë në komunën Liqenas nën preteksin se në teritorinë e komunës tabelat informuese janë vetëm në gjuhën maqedonase.

Duam të sqarojmë se gjithë tabelat dhe sinjalistika është në tre gjuhe, shqip, anglishtë dhe maqedonisht. Fakt ky që është i verifikueshëm për gjithë opinion publik.

Kërkojmë nga organet kompetente të marin masa dhe ti nxjerin përpara përgjegjësisë anëtarët e Aleancës Kuq e Zi që dhunuan institucionin e komunës dhe dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe informuese në teritorin e komunës.

Komuna Liqenas është komunë e banuar 100% me banor Maqedonas dhe njihet si zonë minoritare te minoritetit maqedonas në Shqipëri që në vitin 1945.

Në bazë te Memorandumit te Mirëkuptimi  midis Institucionit të Prefektit të Qarkut Korcë dhe Komunës Liqenas i nënshkruar më date 15.11.2005, për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të pakicave në Shqipëri, të dyja institucionet angazhohen për zbatimin e së drejtës për përdorimit të gjuhës amtarë të pakicës maqedonase. Në bazë të këtij memorandumi komuna Liqenas angazhohet që të caktojë emërtimet tradicionale vendore, emrat e rrugëve, shesheve dhe tregues të tjerë topografik për publikun, përvecse në gjuhën shqipe edhe në gjuhën maqedonase.

Ky memorandum është nënshkruar në kuadrin e procesit të Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë në BE, dhe të angazhimeve të ndërmara në Planin e Veprimit për Zbatimin e Përparësive të Partneritetit Evropian, për arritjen e standarteve më të larta përsa i përket respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave të pakicave si dhe në mbështetje të neneve 3, 15, 20, 112/2 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 11 të Konventës Kuadër të Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e minoriteteve Kombëtare” etj.

Edhe Këshili i komunës Liqenas, duke u nisur nga fakti që komuna është shpallur zonë turistike dhe teritori i komunës përkon me teritorin e Parkut Kombëtar të Prespës, ka marrë vendim që sinjalistika rrugore dhe orientuese të jete në tre gjuhe, shqip, maqedonishtë dhe anglishtë.

 

Këto veprime të Aleancës Kuq e Zi, përvec se kanë krijuar klimë të tensionuar në komunën tonë, por edhe sjellin përcarje, urejtje dhe destabilizim i Shqipërisë.

Aktet e tilla primitive dhe barbare, që kishim parë ne kohën e Hitlerit, shkojnë në dëmë të Shqipërsë dhe festës së 100 vjetorit të Pavarsisë dhe në dëmë të bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe minoriteteve.

Minoriteti maqedonas është minoritet loajal dhe që gjithmon ka  respektuar ligjet e shtetit shqiptarë. Anëtarë e këtij minoritetit kanë dhënë kontributin e tyre që në themelimin e shtetit shqiptar.

Shqipëria duhet ta çrrënjos fashizmin i cili u mund në Luftën e Dytë Botërore, përndryshe rrezikon  rendin kushtetues dhe stabilitetin në rajon.

Gjithashtu u drejtohemi përfaqësuesve ndërkombëtar në Tiranë të ndikojnë që shteti jonë ti përmbush detyrimet e marrëveshjeve ndërkombëtare për mbrojtjen e Maqedonasve në Shqipëri.

 

Kryetar i Komunës Liqenas (Pustec)

Edmond Themelko