DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I FIDANA QYLHANXHIUT

Ditë më parë doli nga shtypi libri i ri poetik “Një det lotësh” i autores Fidana Qylhanxhiu. Autorja me këtë libër jep kontributin e saj në promovimin e komunitetit maqedonas në Shqipëri.
Fidana Qylhanxhiu
Botues i këtij libri në gjuhën shqipe është shoqata maqedonase “Ilinden” nga Tirana dhe po bëhen përpjekje për botimin e ketij libri në gjuhën maqedonase.
Fidana Qylhanxhiu në vitin 2006 doli përpara lexuesit me librin e parë “Fëmijëria”. Në harkun kohor të këtyre viteve ka botuar poezi në gazetën maqedonase “Ilinden” dhe në gazeta të ndryshme.
Fidana
Fidana Qylhanxhiu lindi në Smollnik te Gollobordës me 24.02.1992. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Tiranë ku banon aktualisht. Fidana Qylhanxhiu është anëtare e shoqatës maqedonase “Ilinden “-Tiranë dhe anëtare e organizatës New Vision-Tiranë. Ajo jeton çdo ditë me ëndrra të reja për të ecur sa më shumë në botën e krijimtаrisë. (Makedonium)