Qendra Kulturore Maqedonase “SONCE” në Korçë, më 23 tetor 2015, në teatrin “Andon Z. Çajupi” organizoi festivalin e parë folklorik maqedonas “SONCE 2015”.
Në festivalin folklorik maqedonas “SONCE 2015” nga Shqipëria, performuan grupi folklorik nga shkolla Nëntvjecare “Rezistenca e Goricarëve” nga Gorica e Vogël, zona e Prespës, grupi “Gorichenki” nga Goricë e Madhe, zona e Prespës dhe grupi folklorik nga Trebishti, zona e Gollobordës. Nga Razlogu i Bulgarsë, performoi grupi folklorik maqedonas “Zëri i Pirinit”, ndërsa nga Republika e Maqedonisë performoi ansambli “Makedonia”.
Vallet tradicionale maqedonase, por edhe muzika dhe këngët popullore të sjella nga këngëtari i njohur maqedonas Krume Spasovski elektrizuan sallën.
Vasil Sterjovski, përfaqësues i Qendrës Kulturore Maqedonase “SONCE” për mediat tha se organizimi i festivalit folklorik maqedonas “SONCE 2015” ka si qëllim vënien në dukje të vlerave të traditës dhe kulturës maqedonase.
Qendra Kulturore Maqedonase “SONCE” synon ta kthej festivalin folklorik maqedonas “SONCE” në një traditë të përvitshme. (Makedonium)