Me një sërë aktivitetesh ku dëgjoheshe kënga dhe vallet maqedonase edhe Maqedonasit në Shqipëri festuan 8 shtatorinë, Ditën e Pavarsisë së Maqedonisë.
Festimet filluan që në pesë dhe gjashtë shtator në Korcë dhe në Prespë ku “Duo Ribarski” mbajtën koncerte për muzikë klasike.
Manifestimi kryesor nën organizimin e Komunës se Pustecit u mbajt në sheshin “Goce Delcev” në Pustec.
Përpara shumë Maqedonasve nga Prespa por edhe nga pjesë të tjera të Shqipërisë dhanë shfaqjet e tyre Ansambli “Pemko Kotevski” nga Prilepi, Ansambli “Iljo Kamce” nga Bogdanci dhe grupi folklorik “Prespa” nga Prespa.
Pas intonimit të himnit maqedonas, përpara numurit të madhë të Maqedonasve përshendetën kryetari i komunës se Pustecit, Edmond Themelko dhe ambasadori maqedonas në Shqipëri, Vele Trpevski.
Kryetari i komunës së Pustecit Edmond Themelko i përshëdeti të pranishmit dhe i’a uroi Ditën e Pavarsisë së Maqedonisë të gjithë Maqedonasve në Prespë dhe në të gjithë trojet e Maqedonisë si dhe në mbarë botën.
-Maqedonasit në Shqipëri e festojnë ketë festë te madhe bashkë me Maqedonasit ne gjithë trojet e Maqedonisë dhe në mbarë botën. Prandaj edhe ne tradicionalishtë festojmë 8 shtatorin si festë e madhe e shtetformimit maqedonas, si festë e Maqedonasve nga të gjithë trojet e Maqedonisë dhe në mbarë botën ku ata jetojnë. Ne Maqedonasit në Shqipëri punojmë për zhvillimin e Shqipërisë, për një jetë më të mirë dhe kushte më të mira pune në Shqipëri, por kurrë nuk harum qe ne jemi Maqedonas, gjuha jonë është maqedonase, dhe vendi ynë amtarë quhet Maqedoni.
Maqedonia fatkeqesishtë dështoi në bashkimin e popullit maqedonas, viktimë e këtyre ndarjeve jemi edhe ne Maqedonasit në Shqipëri. Megjithatë, pas shperberjes se sistemit të mëparshëm lindi një shpresë e re për Maqedonasit në Shqipëri, sepse u hapën rrugët drejt botës, lindi shpresa e jetës dhe mbijetesës, të jemi bashkë me vëllezërit dhe motrat tanë Maqedonas përtej kufirit- tha Edmond Themelko.
Ambasadori Vele Trpevski i pershëdeti të pranishmit dhe duke i’a uruar Ditën e Pavarsisë së Maqedonisë tha:
-Ne duhet të gjithë të jemi krenar që jemi Maqedonas, sic jamë unë sot krenar që ju shohë, që dëgjojë gjuhën maqedonase këtu, që i dëgjojë këngët e bukura maqedonase, recitalet e bukura dhe kostumet e bukura popullore maqedonase.
Kurdoherë vijë në Pustec i lumtur, por më së shumti krenar, sepse ju jeni krenaria jonë, ju jeni vëllezërit dhe motrat tanë jashtë Maqedonisë, dhe ne gjithmonë do t’ju duam dhe do t’ju perkrahim në atë qe ju do bëni, dhe të mbeteni gjithmonë krenar për atë që kemi, gjuhën, kulturën dhe ajo qe na bënë popull i vecantë, qe na bënë Maqedonas – tha ambasadori Trpevski. (Makedonium)
Napred Makedonci,
Ne sum veruval da nasi Makedonci dolku gramaticki zborat po makedonski.
Ja isto nezivam od cetrieset godini vo Makedonija ali jazikot zto Majkata me naucila pred da zaminam vo stranstvo go zboruvam kako da sum vo Makedonija.Zatova me iznenadi Makedonci od Druga Drzavo mnogu ubavo go znat svojot majcin Jazik. BRAVO!!!BRAVO!!BRAVO NASI BRACA!!! MAKEDONCI!!!Da ste Zivi i Veseli i so Nasa i Vasa Podrska Makedonija ce Opstane NEKA NAM JE ZIVA MAKEDONIJA!!!!
Браво само напред