Bashkia Pustec, AMIE merr drejtimin e këshillit bashkiak

Ka përfunduar konstituimi i këshillit bashkiak në Bashinë e Pustecit, e cila për herë të tretë drejtohet nga Edmond Themelko i AMIE-së. Ndersa, Këshillin bashkiak të Pustecit do ta drejtojë AMIE-ja.

sovet-pustec

Aleanca maqedonase per integrim europian (AMIE) rezulton forcë e parë me shtatë këshilltarë, e ndjekur nga PS dhe LSI me nga dy këshilltarë. Ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 3 këshilltarë.

Kryetar i këshillit të bashkisë u zgjodh, Irena Vasilevski dhe në këshillin e Qarkut u zgjodh, Vasil Sterjovski të dy përfaqësues të AMIE-së. Gjithashtu u zgjodhën edhe dy nënkryetar, Adelina Duma (LSI) dhe Adelina Tërpo (PS). Në mbledhjen e konstituimit morën pjesë prefekti i Korçës, Ardit Konomi si dhe deputeti i LSI-së, Piro Kapurani dhe deputeti i PS-së, Ilir Pendavinji. (Makedonium)