Presidenti Ivanov vizitoi komunën e Pustecit

Presidenti Gjorge Ivanov më 3 prill 2015  e vizitoi komunën e Pustecit, ku u takua me Maqedonasit në këtë komunë. Gjatë qëndrimit të tij në Pustec, e cila është vizita e parë e një presidenti  maqedonas në këtë komunë, Ivanov theksoi se vetëm me nisma dhe projekte për zhvillimin e turizmit dhe me bashkëpunim më të madh ekonomik do të përmirësohet standardi i banorëve.

“Kjo pjesë e Liqenit të Prespës është natyra e paprekur, por këtu duhet të vijnë turistët, të rinjtë, dhe ju produktet që i keni të mund t’i ofroni, dhe nga ajo të siguroni ekzistencën. Në pjesën tjetër të Prespës, ka më shumë vendpushime dhe objekte të shërbimit dhe ne presim që në këtë pjesë të rritet oferta e turizmit”, tha Ivanov në fjalimin para banorëve.

Ai theksoi se pret nisma konkrete dhe ide që në të ardhmen do të përmirësojnë standardin.

“Shumë flasim për politikë, t’i përqëndrohemi ekonomisë. Në këtë pikëpamje qëndrojmë në dispozicion. Së bashku me Shqipërinë dëshirojmë të aplikojmë për shumë fonde evropiane për bashkëpunim ndërkufitar kështu që duhet edhe qeverisja lokale dhe të gjithë të rinjtë njohuritë e tyre ta përdorin për të aplikuar për grante, për të sjellë investitorë të huaj dhe jeta të ndryshoj për më  mirë”, theksoi Ivanov.

Përveç nga Pusteci, në takimin me presidenti morën pjesë edhe maqedonasit që jetojnë në pjesë të tjera të Shqipërisë. Ivanov mes tjerash theksoi se ai në mënyrë të vazhdueshëm përpiqet që edhe ata të fitojnë të njëjtat të drejta si maqedonasit e Pustecit.

“Maqedonasit në këtë komunë gëzojnë të drejtat e gjuhës amtare, i kultivojnë traditat dhe kulturën e tyre, por ato nuk i kanë maqedonasit në pjesë të tjera të Shqipërisë”, tha Ivanov, duke theksuar se në bisedimet me kreun shtetëror shqiptar ka kërkuar që pa dallim se ku ata jetojnë, Maqedonasit në Shqipëri t’i gëzojnë të njëjtat të drejta si ato në Pustec.

Gjatë qëndrimit në Pustec Ivanov vizitoi shkollën e mesme, ndërsa bashkëshortja e tij Maja vizitoi kopshtin e fëmijëve.

Për përpjekjet dhe kontributin e Ivanovit për të drejtat e komunitetit maqedonas në Shqipërië, komuna Pustec e shpalli  qytetar nderi ku kryetari i komunës Edmond Themelko I dhuroi pllakatën.

“Ne Maqedonasit në Shqipëri jemi qytetarë lojalaj dhe jemi shembull i mirë se si të respektohet shteti ku jetojnë dhe se me mundësitë tona minimale luftojmë që sa më mirë ta zhvillojmë vendin dhe shtetin ku jetojmë”, tha Themelko.

Me vizitën në Pustec Ivanovi e përfundoi vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë. (Makedonium)