Partia Aleanca e maqedonasve për integrim europian në koalicion me partinë socialiste

Në kuadër të aleancave për koalicionin e mazhorancës në zgjedhjet e 21 qershorit, Kryeministri Edi Rama ka arritur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Maqedonase, Aleanca e maqedonasve për integrium europain, Edmond Themelko.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama në rrjetin e tij social Twitter, ku e shoqëron dhe më një fotografi me Edmond Themelkon.

“Me Themelkon kryetar i partisë maqedonase e i Bashkisë Pustec, pas marrëveshjes për futjen në koalicionin fitues :-)”, shkruan Rama në Twitter. (Makedonium)