Vidhet kambana në kishën “Shën Vasili” në Leska, (Lajthizë) të Prespës

PRESPËEshtë vjedhur kisha e “Shën Vasilit” në f.Leska (Lajthizë) në Komunën e Pustecit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa keqbërësit kanë marrë në këtë objekt kambanën e kishës si dhe kanë prishur edhe ikona brënda në kishë.

Prifti i zonës Aleksi për gazetën Makedonium tha se ky është rasti i pestë që vidhet kisha e “Shën Vasilit” dhe asnjëherë nuk janë gjetur vjedhësit dhe i bënë thirje policisë të marë masa për gjetjen e vjedhësve.

Kisha e “Shën Vasilit” në f.Leska (Lajthiza) është ndërtuar në shekullin e XVIII. (Makedonium)