Sekretari Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), Z. Christian Friis Bach së bashku me Ministrin e Mjedisit Z. Lefter Koka, në datën 26 Janar 2015, zhvilluan një takim në mjediset e komunës Pustec në prani të kryetarit të komunës Z. Edmond Themelko dhe të Zonjës Filloreta Kodra, Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Në takim Ministri i Mjedisit e informoi z. Christian Friis lidhur me politikat e Ministrisë së Mjedisit për mbrojtjen dhe rehabilitimin e mjedisit natyror si, dhe me punën e bërë për
zgjerimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri.
Kryetari i Komunës Pustec, falënderoi miqtë për vizitën në komunën e Pustecit dhe i informoi për punën e bërë nga komuna për zbatimin e legjislacionit në fushën e mjedisit.
Z. Themelko nënvizoi faktin se, për shkak të pamundësisë financiare komuna ndeshet me një sërë problemesh për zbatimin e legjislacionit në drejtim të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe të trajtimit të ujrave të zeza. Komuna Pustec ka mangësi në furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm, pasi shumica e fshatrave përdorin puset për plotësimin e nevojave të tyre.
Organizimi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta le për të dëshiruar pasi mbetjet urbane grumbullohen e hidhen vend e pa vend për shkak të mungesë së një vend grumbullimi. Shumica e banesave në fshatra kanë gropa septike dhe mungesa e kanalizimeve dhe e ujësjellsave në fshatra nuk lejon që të ketë një sistem modern për trajtimin e ujrave të zeza. Aktualisht ujrat e zeza të fshatrave Pustec e Lajthizë derdhen direkt në liqen duke shkaktuar ndotjen dhe eutrofikimit e ujrave të liqenit. Po kështu edhe gropat septike në periudhën e reshjeve intensive derdhen në përrenjtë e zonës dhe përfundojnë në liqen. Në përfundim Z. Themelko kërkoi mbështetjen nga Ministria e Mjedisit dhe UNECE për mbështetjen e komunës Pustec në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror të liqeneve të Prespës.
Zoti Bach informoi pjesëmarrësit në takim se, ndërmjet të tjerave, Komisioni Ekonomik i
Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) mbështet projekte të ndryshme në fushën e
mjedisit të fokusuara në trajtimin e ujrave të zeza, ndërhyrjet për pastrimin dhe rehabilitimin
e zonave të ndotura bregliqenore, ruajtjen dhe shtimin e biodiversitetit të florës e faunës,
ndërgjegjësimin publik,duke filluar nga shkollat fillore dhe përfshirjen e komunitetit në lëvizjen “Mbroni mjedisin tuaj, shpëtoni të ardhmen”, menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve organike eko-mjedisore (mbetje organike që vijnë nga blegtoria dhe nga aktiviteti në bujqësi), reduktimin e ndotjeve të ujit të liqenit nëpërmjet menaxhimit të përshtatshëm të mbetjeve urbane dhe mbetjeve të ngurta, etj.
Ministri Koka kërkoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e UNECE për të ruajtur dhe për të pasuruar florën e faunën në liqenet e Prespës. Nga ana e tij Z. Christian Friis Bach siguroi Ministrin Koka se ka mbështetjen e OKB-së, për të arritur objektivat që ka qeveria shqiptare në fushën e zhvillimit të mjedisit. (Makedonium)
insitirajte vo makeodnija da ima fabrika za kompiri,za da moze da se otkupuva od kaj vas plus vo resen.