Festa e Krishtlindjeve, dita e lindjes së Krishtit, u festua mes Maqedonasve ortodoks në Shqipëri.
Nën frymën e traditës dhe zakonet maqedonase, duke shkëmbyer urimet për shëndet, lumturi, paqe dhe prosperitet, shumë Maqedonas morën pjesë në kishat e Prespës, Gollobordës, Vërnikut, si dhe në qytetet e Korçës, Bilishtit, Pogradecit, Elbasanit dhe Tiranës.
Maqedonasit në f.Vrnik si dhe në qytetin e Bilishtit i festuan Krishtlindjet më 25 dhjetor.
Si çdo vit dhe këtë vit për Krishtlindje, Maqedonasit nga Shqipëria të cilët jane në emigracion, u kthyen në vendlindjet e tyre dhe së bashku me të afërmit e tyre festuan lindjen e Krishtit. (Makedonium)