Ekspozitë mbi veprat e Sterjo Spasses në Tiranë


 

Në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur me origjinë maqedonase Sterjo Spasse, në Bibloteken Kombëtare në Tiranë nga 4-7dhjetor 2014 u organizua ekspozitë mbi veprat e Sterjo Spasses.

 

 

Këtë vit në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes së Sterjo Spasses, Universiteti “Fan S.Noli” Korçë ,(Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë) më 30 maj 2014 organizuan Simpozium Shkencor kushtuar : “JETËS DHE VEPRËS LETRARE TË STERJO SPASSES”, ku u prezantuan hulumtime rreth veprimtarisë letrare të shkrimtarit Sterjo Spasse dhe kontributit të tij në mendimin shoqëror shqiptar, ndërsa komuna e Pustecit ne fshatin e tij të lindjes Glloboçeni më 14 gusht 2014  vendosi bustin e tij. (Makedonium)