Më shumë se 3500 banorë të 6 fshatrave të komunave Shishtavec e Zapod, në zonën e Gorës në Kukës, rrezikohen që të izolohen pasi ura në të cilën kalojnë çdo ditë është amortizuar duke u kthyer në një rrezik edhe për jetën e tyre.
Kjo urë e ndërtuar shumë vite më parë, me harqe druri tashmë është amortizuar. Banorët thonë se kalimi në të është një rrezik, ndërkohë që kryetari i komunës Shishtavec, thotë se në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturë do marrë vendim për mbylljen dhe mos lejimin e kalimit të automjeteve, pasi nga dëmtimi i saj automjetet mund të bien në ujin e përroit të fshatit. Por ende nuk ka nje zgjidhje se nga do te kalojne banoret e fshatrave qe lidh kjo ure.
Ura në fjalë është në fshatin Cernalevë, në zonën e Gorës e populluar nga komunitet maqedonas. (Makedonium)