Jetojmë në një botë ku krejt ndryshe funksionojnë edhe politika, edhe ekonomia, edhe siguria edhe komunikimet. Në atë botë nevojiten liderë të cilët do të dinë të marrin vendime. Ne të tre, kur ishim në bashkësinë akademike, kemi ditur të kemi qëndrime tona në bazë të hulumtimeve tona individuale, analizave dhe atë që si kapital e kemi fituar në bashkësinë akademike dhe kemi mundur të sjellim qëndrime dhe mendime dhe në pajtim me kohën i ndryshonim. Por kur jeni lider dhe kur jeni politikan, nga vendimet që i merrni do të varet se sa do t’ju respektojnë.
Këtë para pjesëmarrësve në Konferencën për liderë të rinj kushtuar sfidave dhe mundësive për lidershipin ballkanik e theksoi presidenti Gjorge Ivanov, i cili ishte iniciator i tubimit dyditor në Ohër, që u mbajt më 29 dhe 30 nëntor 2014 dhe ku, mes të tjerëve, morrën pjesë edhe dy ish presidentët e Shqipërisë dhe Bullgarisë, Bamir Topi dhe Georgi Përvanov.
Ivanov me këtë rast i përmendi sfidat që qëndrojnë para lidershipit të ri në të ardhmen.
Presidenti i Maqedonisë u porositi pjesëmarrësve në konferencë, liderëve të rinj të jenë kreativë, të krijojnë ide inovative, të mos i nënshtrohen shkollave dominante, të cilat prej tyre do të bëjnë vetëm konsumatorë, konsumatorë të ideve, të mirave dhe mendimeve të huaja, por ta shfrytëzojnë kohën e lirë për sendërtim të personalitetit të tyre.
Ish-presidenti shqiptar Bamir Topi nga ana e tij vërejti në nevojën që përmes këtyre takimeve jo vetëm që të transmetohen përvojat personale nga e kaluara e liderëve të dikurshëm, por përmes akumulimit të diturive, të mësuarës dhe përvojat, si personale ashtu edhe të të tjerëve, të krijohen vlera të reja që do të thotë një hap përpara në krijimin e të ardhmes.
Ekzistimi i pavarur i paragjykimeve nga e kaluara, Topi ardhmërinë e Ballkanit e shikon në kuptimin, në njohjen dhe projektimit të qëllimit të njëjtë – integrimi i plotë i rajonit në institucionet dhe asociacionet evropiane.
“Atë që ne duhet ta bëjmë është që të krijojmë politikë të bashkëpunimit, të komunikimit intensiv, duke ndërtuar ura që do të lidhin bashkërisht të paraqitemi në luftën për ardhmëri më të mirë. Secili nga ne personalisht ta japë maksimumin për realizim të idesë për rregullim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, nga e cila do të dalin përfitime në kuptim shumë më të gjerë”, theksoi Topi.
Kolegu i tij bullgar, ish presidenti, Georgi Përvanov në fjalimin para pjesëmarrësve vlerësoi se lideri i vërtetë duhet të jetë vizionar, të marrë vendime të guximshme, të jetë ai që do të udhëheq, pavarësisht që ndonjëherë do të duhet të bart edhe vendime jo shumë të popullarizuara.
“Historia t’u lihet historianëve, të mos lejohet që ardhmëria të udhëhiqet duke shikuar në të kaluarën”, tha ai.
Përvanov theksoi se në Bullgari sot, e beson se është ngjashëm edhe në shtetet e tjera të Ballkanit, ekziston deficit i ideve, mungesë e vizionit, ide që do të ofrojnë zgjidhje për një periudhë më të gjatë kohore, e jo vetëm për periudhën derisa pushteti është në duart e tyre.
Në takimin dyditor në Ohër para liderëve të rinj, mbajtën fjalime edhe profesorë eminentë, ambasador dhe biznesmen. (Makedonium)