Për herë të gjashtë tradicionalisht më 22 nëntor në Misisauga, Kanada, Maqedonasit me origjinë nga Prespa, të cilët jetojnë në Kanada dhe Amerikë organizuan mbremje maqedonase me rastin e festës ortodokse “Shën Arhangel Mihail”.
Vladimir Terpo emigrant maqedonas nga Prespa i cili jeton në Kanada për gazetën Makedonium tha se vizitorët u argëtuan me këngë dhe valle maqedonase me grupin “Biser Toronto”.
” Është bërë një traditë të përvitshme, Maqedonasit me origjinë nga Prespa, të cilët jetojnë në Amerikë dhe Kanada të mblidhen së bashku për festën ortodokse “Shën.Arhangel Mihail”. Kjo ditë paraqet një mundësi të mirë për të gjithë ne që të argëtohemi, por edhe të diskutojmë për vendlindjen tonë.”- tha Vladimir Terpo për gazetën Makedonium.
Pas vitit 1991 në Amerikë dhe Kanada emigrojnë një numër të konsiderueshëm Maqedonas nga Prespa. (Makedonium)