Me rastin e 11 Tetorit- Dita e kryengritjes popullore në Maqedoni, ambasadori maqedonas në Tiranë, Stojan Karajanov dje vizitoi Maqedonasit në Gollobrdë.
Ambasadori Karajanov pati takime të përzemërta me banorët e disa fshatrave, përfaqësues të pushtetit lokal të komunës Trebishtë dhe përfaqësues të partisë Aleanca Maqedonase për integrim europian në Gollobordë, me te cilet me urime të sinqerta uruan festën dhe ata e njohën me problemet që hasin, kryesishtë ne aspketin infrastrukturor, arsim dhe shëndetësi.
Në takimet, banorët e Trebishtit kërkuan nga ambasadori të kërkoj nga qeveritë e të dy vendeve që pika kufitare Xhepishtë-Trebishtë afër Dibrës të punojë 24 orë dhe jo si tani, në verë deri në orën 20 dhe në dimër deri në oren 18. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj pike kufitare të mund të kalojnë të gjithë qytetarët e dy shteteve dhe jo vetëm banorët në të dy anët e rajonit kufitar.
Gjithashtu, në takimet banoret ngriten si shqetsim ligjin e ri për ndarjen territoriale me të cilin tre komunat në Gollobordë bashkohen me bashkinë e Bulqizës, për arsimimin në gjuhën maqedonase në Gollobordë, per projekte të përbashkëta kufitare midis komunave të Gollobordës, me komuna nga Maqedonia dhe për shumë çështje që preokupojnë Maqedonasit në zonën e Gollobordës. (Makedonium)