“Мanifesti maqedonas” me mesazh për politikanët dhe intelektualët shqiptarë

“Manifesti Maqedonas” me rastin e protestave kundër vendimeve të gjyqit për rastin “Monstra”, i bënë thirje politikanëve dhe intelektualëve me preardhje etnike shqiptare të mos nxisin bashkëkombësit e tyre në separatizëm dhe urrejtje kundrejt popullit maqedonas. Në vend të kërcënimeve, së bashku me të gjithë qytetarët e tjerë, të gjitha çështjet duhet ti zgjidhim përmes institucioneve, të cilat normalisht veprojnë në vend.

 

Më poshtë kumtesën e plotë: -“Ligjet vlejnë për të gjithë!
“Manifesti Maqedonas” me rastin e protestave kundër vendimeve të gjyqit për rastin “Monstra”, i bënë thirje politikanëve dhe intelektualëve me preardhje etnike shqiptare të mos nxisin bashkëkombësit e tyre në separatizëm dhe urrejtje kundrejt popullit maqedonas. Në vend të kërcënimeve, së bashku me të gjithë qytetarët e tjerë, të gjitha çështjet duhet ti zgjidhim përmes institucioneve, të cilat normalisht funksionojnë në vend.

 

Maqedonasit dhe Shqiptarët, përveç disa çasteve të pakta jo të mira historike, i lidhin shumë vite bashkë, kur njerëzit jetonin me besim dhe bashkë ndanin lumturin dhe dhimbjen. Edhe tani duhet të mbështetemi në ato principe, pa u nxitur nga aspiratat e ekstremistëve.

Në vitin 1999 vendi ka pranuar më shumë se 350,000 refugjatë nga Kosova, relativisht më shumë se edhe vetë Shqipëria. Aktori i famshëm amerikan Richard Gere, gjate vizites e asaj kohe në Kosovë, porositi se per ate veprim bujar dhe vëllazëror, Shqiptarët përgjithmonë duhet ti jenë mirënjohës Maqedonisë.

Për fat të keq, Shqiptarët e Kosovës u përgjigjen me vitin e përgjakshem 2001 dhe UCK-ne  e sponsorizuar nga amerikanët.

Nën presion, politikanët maqedonas nënshkruan Marrëveshjen kontroverse e Ohrit, e cila e rikompozoi krejtësisht vendin, që të vazhdojë bashkëjetesa.

Për këtë qëllim u zhvillua një amnisti e përgjithshme me të cilën, jashtë konventave ndërkombëtare, u amnestuan edhe anëtar te UÇK-së, të cilët kryen krime kundër njerëzimit.

Tani del se politikanë dhe intelektualë shqiptarë jo vetëm që i harrojnë ato fakte, por tejkalojnë edhe mbi vrasjen e tmerrshme të pesë qytetarëve të pafajshëm në Liqenin e Smilkovës vetëm për shkak se për atë ngjarje monstruoze, në proces gjyqësor të papërfunduar, janë akuzuar shqiptarë etnikë.

E drejta për të protestuar është e garantuar me kushtetutë, por vandalizmi dhe terrorizmi jane vepra penale që dënohen të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Në vend të dënimit, disa politikanë dhe intelektualë shqiptarë ose inkurajonin trazira, duke shprehur dyshime për procesin gjyqesor, ose aprovonin heshtur vandalizmin.
Disa madje dolën në ballë të protestave në Shkup, duke demonstruar në këtë mënyrë e drejta e rugës para të drejtën kushtetuese. Janë të rrezikshme mesazhet të cilet nën maskën e luftëtarëve për të drejta, në fakt, sakrifikojnë qëllimet të përbashkëta shumë më të larta. Heshtja e së keqes është pjesmarje në të.
U bë praktikë protestat të organizohen, pas lutjes së besimtarëve në xhaminë Jaja Pasha, që është në kundërshtim me Allahun, Muhamedin dhe Islamin, të cilat predikojnë dashuri, jo-dhunë dhe vëllazëri midis popujve dhe kombeve.

Manifesti i Maqedonisë i porositë politikanët dhe intelektualët shqiptarë, së bashku me të gjithë qytetarët në Maqedoni, të ndërtojne një shoqëri në të cilën të drejtat dhe detyrimet do të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Vetëm kështu jetën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë mund të jetë më e bukur, më e qetë dhe dinjitoze. Vetëm nga neve, punën tonë, vullnetin e mirë, dashuria dhe respekti varet jeta tonë dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Përndryshe, të gjithë do të vuajmë.”- thuhet në fund të kumtesës. (Makedonium)