STERJO SPASSES NUK I DUHET LAVDIA POR STERJO SPASSE I DUHET LAVDISË!


 Në fillim dua të shpreh mirënjohjen time për universitetin FAN NOLI universitet ku kam përfunduar studimet e larta dhe më ka ndihmuar të përsos personalitetin tim. Dua të shpreh mirnjohje të veçant për prof. e filozofisë sepse pikërisht ajo lënde më tërhoqi aq shumë dhe më ndihmoi që ta përjetoj në mënyrë të veçantë të lexuarit e romanit PSE. Pikërisht ishin dijet e mija, mosha më e pjekur për të cilësuar romanin si vepër që nuk do të vdes dhe do ti mbijetoj kohës.

Vetë fakti kur zbulova se STERJO SPASE  e ka shkruar romanin në moshë shumë të re, siç është adoleshenca, më ka bërë të reflektoj mbi madhështin e arsyetimit që ka pasur ai në atë moshë. Menjëherë mu kujtua se kam lexuar dicka nga Zhan ZHAK RUSOI se të riut jepi të veproj e të krijoj dhe mos i jep të vleresoj ose të arsytoj sepse i riu nuk duron moralizime. Ndërsa i riu Sterjo pikërisht këtu dallonte nga të tjeret ai nuk i përkiste shumicës edhe pse prirej dhe ndijente mirnjohje për te. Arsyetimi i tij në atë moshë që e ka krijuar romanin e kalon njëmëndësinë (siç e përmëndte shpesh ai këtë fjalë) dhe i përket gjenialitetit. Reblimet e njohura të të riut shprehen me moskokcarje dhe shpërthime nervozizmi, ndërsa rebelimi i të riut Sterjo shprehet me arsyetim, me mençuri dhe thellesi mendimi duke kërkuar të gjej pse-të qe e rrethojnë njëriun në çaste mendimesh më të thella.

Të lexuarit është një proces që tek lexues të ndryshëm është i ndryshëm. Romanin e kam lexuar para pak kohësh duke u shtyrë nga kurioziteti, pasi kisha lexuar shumë autor të huaj. Nisa ta lexoj për të zbuluar pse-në kaq të përmendur në menyrë arkaike gjatë bisedave të zakonshme me frazen “pse-në se ka gjetur Sterjo jo ta gjej une”. Nuk më ka ndodhur gjatë leximit e ç’fardo libri të përjetoj ndjesin e të qenit protagonist i asaj që lexoj.

Romanin  e kam lexuar për vetëm tre dite duke kaluar nga faqe në faqe me shume emocion. Emocioni më shoqeronte ndaj çdo ngjarje të përshkruar si pjesë e një jete qe nuk priret nga njëmendësit, por priret nga ndjenja e ndryshimit të gjerave që shkaktojnë dhimbje, por që nuk ke fuqinë ti lëvizesh por vetëm ti arsyetosh.

Përjetimet e mia nëpërmjet të lexuarit të librit dhe ngjarjeve në të janë rezultat i të jetuarit të një pjesë të jetës sime brënda kornizave të përshkrimeve që ka bërë STERJO SPASE. Dhe siç ka thënë UMBERTO ECO qetësinë e kërkova në çdo vend por atë e gjeta fshehur në qoshen e një libri.

Natyra e bukur e Prespës ka mahnitur dhe mahnit vizitorët që vijnë për ta vizituar, ajo që për njeriun e zakonshëm që jeton atje është një bukuri e përhershme, e zakonshme dhe e papërfillshme, për shkrimtarin Sterjo Spasse ose për personazhin e romanit Gjoni është burim frymëzimi. Natyra dhe liqeni i Prespës ishin pjesë e jetës së tij, që jetonin brënda tij edhe kur ai ishte larg. Natyra e bukur që zoti ka falur nuk përputhej dhe nuk kishte pikë të përbashkët me vuajtjet e fshatarëve dhe banorëve të Prespës. Këto dy kontraste nuk gjenin prehje në shpirtin e trazuar të të riut që mendon se bota duhet të jetë ndryshe. Kur Gjoni kërkonte pse-të e vuajtjeve të bashkëfshatarëve të tij për bukën e gojës ai luftonte me padrejtësit e kësaj bote, luftonte me pse-të që edhe sot  kësaj dite nuk mund të zbulohen.

Janë ceremonit e festave të zonës të përshkruara bukur dhe me ndjesi të veçant në roman. Në këto festa Sterjoja kërkonte gëzimin jo vetëm tek ai vetë por, donte kënaqej me gëzimin që shfaqej në fytyrat e banorëve të fshatit, përjetonte çaste të lumtura të kaluara me bashkëfshatarët. Ai mezi i priste këto festa ku të çmallej dhe të shijonte sa më gjatë këto ditë të lumtura. Por për të ishte e pakuptimtë që këto tradita që e brumosën dhe e pisën me vyrtyte dhe me shumë vlera u bënë  pak kohë dhimbje padrejtësisht të shpirtit të tij të lirë. Këtu shpesh qëndron paradoksi sepse tradita nuk pranon veçantit. Tradita dhe mentaliteti i asaj kohe  nuk ishte në gjëndje të dallonte veçantin e të riut Gjon që e rriti dhe e edukoi në gjirin e saj, nuk dallonte dot se në gjirin e saj kishte njëriun e madh që nesër do të ishte kaq i njohur.

Në roman del në mënyre të adhurueshme respekti që ka për familjen, prindërit dhe të afërmit e tij. Në menyrë të veçant  dhe me mirënjonje të madhe del respekti dhe dashuria e STERJOS ose e Gjonit  për të atin. Ai është jo vetëm i  vetëdijshëm  por edhe mirënjohës për sakrificën që i ati bën për të. Pikërisht për disa fenomene të tilla duhet që kjo vepër të jetoj sepse është edukuese për brezat e rinj. Këtu del madhështia e gjeniut Sterjo që dhe pse i veçant në arsyetimet e tij që i kalon moshës së tij ai nuk ndihet mëndjemadh dhe arogant por është i adhurueshëm, dinjitoz dhe shumë njerëzor.

Kjo vepër do ti mbietoj kohës jo vetëm për faktin se është shkruar në menyrë filozofike nga një shkrimtar në moshën më të re, dhe jo sepse në të ka vlera të veçanta edukuese por edhe për vetë faktin se jeta ka qënë, është dhe për shumë kohë do të jetë mister dhe në pamundësi për ti dhënë përgjigje shumë pyetjeve për ekzistencën e jetës.

Pasi kam mbaruar se lexuari romanin dhe dola nga skena e ngjarjeve ku isha përfshirë duke shijuar të lexuarit, fundi i tij më ka dhënë një shije trishtimi. Kam marrë frymë thellë dhe po kërkoja në mëndjen time shkaktarët e vetëvrasjes së filozofit të lindur në zonën e Prespës. Kam numuruar në heshtje me mëndjen time duke bërë një list të mundshme më shkaktare.

-shaktar i vetëvrasjes ishte tradita?

-shkaktarë i vetëvrasjes ishte mentaliteti i kohës?

-shkak i vetëvrasjes ishte koha në të cilën jetonte dhe padrejtësitë?

Ndërsa sot po arsyetoj se shkaku i vetvrasjes së Gjonit janë misteret e jetës, padrejtesite e kësaj bote që na rrethojnë, që kur nis të arsyetosh të çojnë në pesimizëm. Ndaj edhe Sterjoja u pajtua me realitetin duke vazhduar me veprat e tij të tjera duke siguruar vënd të veçant në letërsinë Shqiptare.

Deviza e romanit të tij BOTA E HICIT, PREJ HICIT, PER HICIN RROTULLOHET RRETH QELLIMIT TE HICIT nuk vlen për STERJO SPASEN  sepse veprat  tij e kanë rezervuar një vend të veçant në historin e letërsisë shqiptare dhe pse jo në atë botërore drejt  përjtesisë.

Dua të shtoj disa rreshta  më tepër rredh njohjes sime me jetën e STERJO SPASSES nëpërmjet librit të ILINDEN SPASSES “IM ATE STERJO”. Në atë libër kam mësuar më shumë rreth jetes së tij.

Nuk dua të le pa përmendur bashkëshorten e tij pa të cilën Sterjoja nuk do të ishte ai që kemi njojtur. Nikolina gruaja e tij  përfaqson gruan maqedonase të zonës së Prespës (që nuk dallon shumë nga gruaja shqiptare) e përkushtuar, nikoqire, puntore dhe me përkujdesje të veçant për familjen, gjithmon në mbështetje të burrit të saj. Ajo ishte aq modeste por në të njejtën kohë dhe  madhështore sepse diti të nderoj  e të respektoj STERJON. Madhështia e saj qendron në faktin se ajo dinte se jetonte një gjeni dhe se gjenit kerkojnë respekt, përkushtim dhe adhurim. Ajo e adhuronte Sterjon sepse tek ai shikonte njëriun e madh që nuk është vetëm i saj por i përket njerzimit.

Duke hedhur këto reshta më erdhi në mendje një thënie e revolucionerit maqedonas për liri i shekullit XIX GOCE DELLCEV që theksonte “ UNE BOTEN E   SHIKOJ SI ARRENE KU POPUJT KONKUROJNE ME KULTURAT E TYRE”. Pikërisht STERJO SPASSE  konkuronte me dijet dhe me kulturën  e tij të mbartur të brymosur nga kultura e popullit të vetë dhe të përfeksionuar prej kulturës shqiptare, sepse këto janë karakteristikat e popujve ballkanas që sado dallimeve të tyre ata përfaqsojnë nuanca të përbashkëta.

Veç vendlindjes së përbashkët që kam me Sterjon, datëlindjes së njejtë, miqëve shqiptar që kemi krijuar dhe respekti dhe mirësia që kemi fituar, unë i kam shumë të afërta idetë e tij. Sterjo Spase për mua do të mbetet shkrimtari i shpirtit tim, madhëstia e tij më mbush me frymëzim dhe me besim se jeta me gjithë vështirësitë në të është e bukur.

Po e mbyll me një thënie që i shkon për shtat Sterjo Spasses:

STERJO SPASSES NUK I DUHET LAVDIA POR STERJO SPASSE I DUHET LAVDISË!

Valentina Vangjelovska