Një delegacion i partisë maqedonase, Aleanca maqedonase për integrim europian (AMIE) në përbërje Edmond Themelko, kryetar, Vasil Sterjovski, sekretar i përgjithshëm, Adnan Qejvani, nënkryetar dhe Dine Muca, anëtar i komitetit të partisë për Tiranën, në Tiranë, u takua me këshilltarët politikë e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për minoritetet kombëtare.
Takimi u përqëndrua në statusin dhe të drejtat e Maqedonasve në Shqipëri. Përfaqësuesit e Maqedonasve informuan në lidhje me mungesën e teksteve shkollore në komunën e Pustecit ku komuniteti maqedonas është i njohur zyrtarisht në Shqipëri, si dhe për pamundësinë për të mësuar gjuhën maqedonase për fëmijët maqedonas në zonat e Gorës dhe Gollobordës si dhe në qytetet.
Në takim u diskutua edhe për ndarjen e re territoriale për të cilën janë të shqetësuar Maqedonasit në Shqipëri. Delegacioni i AMIE-së informoi këshilltarët e OSBE-së se në pesë variantet për ndarjen e re vetëm komuna e Pustecit nuk do të preket, ndërsa komunat me popullsi maqedonase në Gorë dhe Gollobordë, janë planifikuar të bashkohen me komuna me popullsi shqiptare, që do të thotë një proces i asimilimit të komunitetit maqedonas në këto zona.
Këshilltarët politikë e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për minoritet kombëtare falenderuan për takimin dhe thanë se për gjitha këto shqetsime do të informоhet Astrid Tors, Komisioneri i Lartë i OSBE-së për minoritetet kombetare, e cila në fund të qershorit do të mbërrijë në Shqipëri për t’u takuar me Maqedonasit dhe komunitetet e tjera. (Makedonium)