Këshilli Koordinues Ndërkombëtar i Programit Njeriu dhe Biosfera (MaB) të UNESCO, në sesionin e tij të 26 në Jönköping (Suedi) ka miratuar propozimin për nominimin e Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Shqiptaro-Maqedonase Ohër-Prespë (RNB-OP).
Rezerva Ndërkufitare e Biosferës (RNB) përfshin pjesët Shqiptare e Maqedonase të basenit të liqeneve të Ohrit dhe Prespës. RNB përbëhet nga liqeni i Ohrit, nga pjesët Shqiptare e Maqedonase të liqenit të Prespës së Madhe dhe pjesën Shqiptare të liqenit të Prespës së Vogël, përfshi edhe vargmalet rrethues që formojnë basenin e kësaj pjese të liqeneve.
Brenda kufijve të RNB-OP ndodhen dy parqe kombëtarë të Maqedonisë, Galicica dhe Pelisteri, si dhe Parku Kombëtar i Prespës në Shqipëri. Sipërfaqja total e RNB-OP është 446,244.52 ha (4,462.24 km²). Zonat qendrore të RNB me sipërfaqe totale prej 14,339.25 ha të parqeve kombëtarë të përfshirë rrethohen nga zona buferike me sipërfaqe 140,479.27 ha dhe nga zona e tranzicionit me sipërfaqe 291,426.01 ha.
Në zonën e tranzicionit përfshihen 29 njësi qeverisje vendore (23 në pjesën Shqiptare dhe 6 në pjesën Maqedonase) me një popullsi prej rreth 440,000 banorësh.
Ohri dhe të dy liqenet e Prespë konsiderohen si një thesar natyror e kulturor i Ballkanit. Ky rajon është njohur në nivel ndërkombëtar si ”hot spot” i biodiversitetit pasi në të gjenden një shumicë speciesh endemike, të cilat hasen vetëm këtu. Liqenet e Prespës janë njohur si Ligatina me Rëndësi Ndërkombëtare nga Konventa e Ramsarit, meqenëse në to dimërojnë dhjetëra mijëra shpendë migratorë nga rajoni Paleaarctic. Liqenet e Prespës strehojnë një koloni të përzierë të pelikanit kaçurrel dhe atij të bardhë. Të cilët konsiderohen të rrezikuar në nivel botëror. Malet për rreth liqeneve janë habitate të një numri në rritje kafshësh të egra, të tilla si ariu i murrmë, ujqërit, rrëqebulli, dhija e egër e Ballkanit. Kaprolli dhe dreri, derri i egër, kunadhja, etj. Liqenet janë të pasura me peshq dhe janë strehë e lundërzës, ndërsa shpellat e maleve karstikë strehojnë një popullatë të madhe të lakuriqëve të natës.
Pyjet dhe kullotat për rreth liqeneve janë të pasura me bimë të rralla dhe endemike.
Pasuria e biodiversitetit në rajon është ruajtur që nga disa mijëra vjet që nga vendbanimet e para të njeriut të themeluara para 7000 vjetësh. Vetëm në 50 vitet e fundit ka ndodhur një përkeqësim i gjendjes natyrore dhe gati u shkatërrua kryeqyteti i vërtetë i biodiversitetit i të gjithë rajonit, që përbëhet nga speciet, habitatet e tyre dhe diversiteti i tyre gjenetik.
Përpjekjet e të dy vendeve fqinje për mbrojtjen e vlerave të biodiversitetit kanë filluar me krijimin e parqeve kombëtare maqedonase në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar dhe me krijimin e Parkut Kombëtar të Prespës në Shqipëri në vitin 1999. Mijëvjeçari i ri është përkushtuar për të ruajtur kryeqytetin natyror dhe kulturor të rajonit për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.
Njohja e këtyre përpjekjeve nga ana e UNESCO dhe miratimi i nominimit të rajonit si Rezervë Ndërkufitare Biosfere fokusohet në menaxhimin e Rezervës Biosfera duke harmonizuar ruajtjen e natyrës me nevojat e popullatës lokale nga burimet natyrore. Përdorimi i burimeve natyrore do të ndjekë shembujt ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm. Rajoni do të përfitojë shumë nga Rrjeti Botëror i Rezervave të Biosferës (WNBR) si dhe nga përvojat për ndryshimin e jetës e përditshme të banorëve drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Rezerva e re Ndërkufitare e Biosferë tani e tutje do të jetë pjesë e këtij rrjeti.
Rrjeti Botëror i Rezervave të Biosferës përfshin aktualisht 621 zona në 117 vende. Rajoni Ohrit dhe Prespës do të ketë mundësi për të përdorur përvojat e fituara në këto zona lidhur me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore
I gjithë programi është mbështetur në kuadër të bashkëpunimit financiar Gjermani-Shqipëri nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimit nëpërmjet Bankës Gjermane për Rindërtim (KfW) dhe është zbatuar nga nga Ministria Mjedisit në Shqipëri në bashkëpunim me një konsorcium konsultativ të udhëhequr nga Korporata Austriake e Pyjeve (ÖBF) dhe Shoqata Zoologjike e Frankfurtit. (Makedonium)