Me rastin e 21 maji Dita Botërore e Diversitetit Kulturor, ministria e kulturës në bashkepunim me Muzeun Historik Kombëtar, nën moton “Trego Kulturën Tënde” organizuan në ambjentet e MHK aktivitetin kushtuar komuniteteve dhe minoriteteve të ndryshme që jetojnë e punojnë në vëndin tonë.
Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, duke falemnderuar të pranishmit për vëmëndjen e treguar, u shpreh se “Nuk është i rastësishëm titulli i takimit të sotëm i quajtur “Trego Kulturën Tënde”, sepse secili nga ne është produkt i një shumësie identitetesh dhe ajo që bën secilin nga ne interesant apo të veçantë si individ është pikërisht fakti se secili nga personalitetet tona vjen si bashkim I origjinave të ndryshme, I burimeve të ndryshme si kulturiore, shpirtërore, emocionale, intelektuale, pra gjithë jeta jonë është bashkimi i kësaj buqete, që e kemi trashëguar, gjetur, e ndërtuar”.
Ministrja theksoi se ky aktivitet nuk realizohet vetëm formalisht, apo se ka lidhje me konventat të cilat shteti shqipëtar është integruar prej kohësh, por se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se të ruash diversitetin, ose larminë kulturore e të gjithë komuniteteve në vëndin tone, është në radhë të par shejnë emancipimi dhe si individ apo institucion i Ministrisë së Kulturës, kemi detyrën që ta mbështesim dhe promovojmë vlerën dhe rëndësinë që ai ka.
Aktiviteti vijoji me transmetimin e video mesazheve të përgatitura nga Shoqatat e Komunitetet pjesmarrëse ku të cilët nëpërmjet inserteve, ata shprehën zakonet, ritualet, traditat, kulturat e ndryshme, profesionet, e deri tek vlerat artistike që ata përfaqësonin.
Nga komuniteti maqedonas në Shqipëri, në këtë aktivitet, mori pjesë Qendra kulturore maqedonase “SONCE” nga Korça, në të cilin me video mesazh prezantoi kulturën e pasur shpirtërore, kryesisht këngë popullore, ritualet dhe zakonet nga zona e Prespës dhe “këndimin ritual i femrave”, i krijuar në kaluarën e largët, i cili ështe ruajtur nëpërmjet transmetimit me gojë nga brezi në brez.
Në aktivitet përshëndetën edhe përfaqësuesit e minoriteteve. Në fjalen e tij, përfaqësuesi i Maqedonasve në Shqipëri, Vasil Sterjovski falënderoi Ministren e Kulturës për organizimin e këtij aktiviteti, i cili është aktiviteti i parë i tillë i organizuar nga një institucion shqiptar që synon të promovojë kulturën e minoriteteve dhe kërkoi nga ministren Mirela Kumbaro që Ministria e Kulturës të përcaktojë fond të veçantë për mbështetjen e kulturorës të minoriteteve .
Aktiviteti kishte si qëllim final evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve, që përbën dhe një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë fushë. (Makedonium)